Frutat dhe perimet permbajne disa prej vlerave ushqyese me te rendesishme per shendetin tone. Por sipas nje studimi te kryer se fundmi, vetem 11% e njerezve hane fruta dhe perime perdite. Por çfare mund te ndodhe me trupin tuaj, nese ju nuk hani mjaftueshem fruta dhe perime?
- Ju shfaqen probleme me sistemin e tretjes
Pa fruta dhe perime, ju jeni te prirur te hani me shume ushqime te thata dhe per pasoje zorra juaj do te perballet me kapsllekun.
- Rreziku nga kanceri rritet
Sipas nje studimi, nga Instituti Amerikan per Kerkimin e Kancerit (AICR), asnje ushqim nuk mund t’ju mbroje nga kanceri, por nje diete e mbushur me ushqime me baze bimore mund te ndihmoje ne uljen e rrezikut ndaj tij. Antioksidantet si: vitamina E, vitamina C dhe karotenoidet mund te zvogelojne rreziqet e kancerit duke mbrojtur qelizat e shendetshme nga radikalet e lire.
- Nese nuk hani fruta ose perime, ju do te shtoni ne peshe
Nese nuk hani fruta ose perime, ju do te hani ushqime te tjera plot me kalori. Prandaj i kurseni vetes dietat strikte, ose mungesen e ushqimit dhe hani fruta dhe perime çdo dite, dhe nuk do te shtoni peshe.
- Ka shume mundesi te prekeni nga diabeti
Per shkak se fitimi i peshes eshte i lidhur me diabetin, rreziku per t’u prekur nga ai eshte me i madh nese nuk hani fruta dhe perime.
- Do t’ju rritet presioni i gjakut
Nje diete e larte ne natrium dhe e ulet ne fruta dhe perime do t’ju rrezikonte ju nga tensioni i larte i gjakut. Dhe per pasoje ju do te vuani nga hipertensioni.
- Jeni te rrezikuar nga semundjet e zemer
- Jeni te rrezikuar nga depresioni
Fakti se ju nuk konsumoni shume fruta dhe perime, ju rrezikon edhe shendetin mendor.