Diten e djeshme ka hapur dyert zyra Rajonale e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, prane sporteleve te ADISA-s ne bashkine e Fierit.
Në ceremoninë e hapjes, krahas Komisionerit Robert Gajdja, Prefektit të Qarkut Fier, Baki Bala, ishte dhe zv/kryetarja e bashkisë Fier, Enkelejda Peshkëpia si dhe perfaqesues te OJF-ve dhe Shoqerise Civile.
Kjo zyrë e cila ndodhet perbri Prefektures nuk do të jetë thjesht një pikë kontakti për qytetarët, por do te jete edhe nje ure lidhese mjaft e mirë mes institucioneve qendrore, atyre vendore dhe qytetarëve, për t’u ofruar këtyre të fundit një shërbim sa më cilësor e në kohën e duhur.
Mbi 300 shërbime të integruara nga 8 institucione të ndryshme publike, i ofrohen tashmë qytetarëve të qarkut Fier ne zyren ADISA.
Në këtë mjedis modern, janë 23 sportele unike ku qytetarët, por edhe bizneset mund të aplikojnë për shërbime që i përfitojnë në një periudhë shumë të shkurtër, duke shmangur burokracitë në zyrat e shtetit.