Reklame:

Hithra, mbretëresha e bimëve popullore që pastron gjakun

Një gotë çaj në ditë lëng hithre, ilaç për veshkat, reumatizmin dhe artritin.

Në mjekësinë popullore hithra njihet si mbretëresha e bimëve mjekësore, për shkak të efekteve të saj pozitive në shërimin e disa sëmundjeve. Përdorimi i kësaj bime gjatë periudhës së pranverës dhe verës ndihmon në pastrimin e gjakut dhe tek të sëmurët me anemi.

Këshillohet që gjatë kësaj kohe të konsumohet sa më shpesh bima e hithrës në formë sallate ose dhe e gatuar në supë ose byrek.

 

Gjithashtu, mund të pihen 3 gota çaj në ditë nga kjo bimë.

Kjo bimë ndihmon edhe në problemet që mund të shfaqen në mëlçi dhe për prodhimin e lëngut në tëmth. Për këtë qëllim mjekët rekomandojnë të pihet një gotë në ditë nga çaji i përgatitur i hithrës. Është mirë që ai të pihet herët në mëngjes për të dhënë dhe efektin e duhur. Një ndihmesë të madhe jep hithra edhe për një funksionim sa më të mirë të veshkave dhe sëmundjeve të tjera reumatike dhe artritin.

Marrja e tij duhet të konsiderohet si një masë e rëndësishme për qetësimin e gjendjes. Te nënat me fëmijë të vegjël, përdorimi i hithrës ndihmon në prodhimin e qumështit aq i rëndësishëm për shëndetin e fëmijës.
Në kozmetikë ndihmon kundër rënies së flokut dhe zbokthit. Personat që kanë probleme me zbokthin u rekomandohet larja e kokës me lëngun që përftohet nga zierja e hithrës. Është mirë që larja të kryhet dy herë në javë dhe të vazhdojë deri në eliminimin përfundimtar të zbokthit.
Hithra përmban sasi të konsiderueshme të vitaminës A dhe C, vitaminë K, amin si histamina, serotoninë dhe minerale siç është hekuri shumë i rëndësishëm për organizmin e njeriut. Pra, për shkak të vlerave të shumta që ajo përmban dhe efektet e saj janë të menjëhershme.

Përfitimet e hithrës janë të njohura prej kohësh, por më posht po ju rendisim disa prej vetive të tyre më të mira:

Tonik për femrat veçanërisht për gratë e reja në fillim të menstruacioneve dhe gratë më të vjetra në menopauzë.

Mund të ndihmojë trupin në detoksifikimin e kimikateve dhe metaleve të rënda. Ndihmon për të reduktuar mbajtjen e ujit, dhe është veçanërisht e dobishme kur ka rrjedhje të rëndë menstruale tek gratë.

Stimulimi i hithrës i ndihmon nënat për qumësht dhe rritje të energjisë pas lindjes.

Përforcues natyror i testosteronit i cili ndihmon në rritjen e vitalitet tek meshkujt.

Diuretik, rritës i sekretimit të acidit të urinës ndërsa në të njëjtën kohë forcon rezistencën e shkuarjes në banjo gjatë natës, pra ndihmon për problemet e rrugëve urinare.

Steroli, një përbërës që zvogëlon aktivitetin e DHT i cili eshte një lloj testosteroni që shkakton zgjerimin e prostatës.

Ka kapacitet anti-inflamator që vepron për të ndihmuar shumë nga simptomat që lidhen me artritin.

Pasuria me mineralet bor dhe silic ndihmojnë për të zvogëluar dhimbjet e osteoartritit, tendinat, bursit, artritit dhe përdhesit. Gjethet mund të bëhen një forme paste dhe te vihen direkt në zonat e dhimbshme të lëkurës për kushte të tilla si artrit.

Në të gjenden cilësi si Anti-hemorragjik për gjakderdhje të brendshme, si dhe gërvishtjet dhe plagët.

Anti-astmatik për të dy vështirësite bronkiale dhe asmatike, ndihmon për të pastruar bronket dhe hundën.

Përmban antihistamine natyrore. E mirë për temperaturën dhe alergjitë.

Agjent depurative dhe tonik për gjendrën veshkore.