Reklame:

Amerika Jugore ka humbur 3 miliarde zogj qe nga viti 1970

Amerika Jugore ka humbur rreth 3 miliardë zogj nga viti 1970, kanë thënë shkencëtarët, të gjeturat e të cilëve flasin për një krizë të madhe ekologjike. Në një artikull të publikuar në revistën Shkenca, ekspertët kanë thënë se numri i zogjve në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada ka rënë për 29 për qind në 50 vjetët e fundit.

“Shifra e zvogëlimit prej 3 miliardëve ka qenë shokuese për ne”, ka thënë Kenneth Rosenberg, shkencëtar në Universitetin Cornell dhe autori i kërkimit për zogjtë. Shkencëtarë tjerë kanë thënë se ekzistenca e kafshëve është duke u rrezikuar për shkak të aktivitetit të njeriut, shkruan Rel.

Mirëpo zhdukja e tyre mund të ketë më pas ndikim të madh te njeriu për shkak të pasojave që mund të ketë ky fakt në ekosistem.