Reklame:

SHBA – 500 milione dollare per pyjet tropikale te Amazones

Donatorët kryesorë, si Banka Botërore, Banka Ndëramerikane e Zhvillimit, vendosën të lëvrojnë rreth 500 milionë dollarë shtesë si ndihmë për mbrojtjen e pyjeve tropikale, përfshirë Amazonën.

Ky njoftim u bë i njohur gjatë takimit të organizuar për Amazonën nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, në Nju-Jork, ku ishte i pranishëm Emmanuel Macron, iniciatori i takimit, presidentët e Kilit, Kolumbisë dhe Bolivisë, por jo ai i Brazilit.