Reklame:

Dita Boterore e Turizmit ne PKDK

Sot ne mbare boten eshte festuar Dita Boterore e Turizmit.

27 shtatori eshte date qe eshte zgjedhur per te perkuar me nje moment te rendesishem ne turizmin boteror, pervjetorin e miratimit te Statutit te Turizmit Boteror qe ndodhi me 27 shtator 1970.

Qellimi i shenimit te kesaj dite eshte per te nxitur ndergjegjesimin ne mesin e komunitetit nderkombetar per rendesine e turizmit dhe vlerat e tij sociale, kulturore, politike dhe ekonomike.

Pikerisht ne kete dite ne Parkun Kombetar Divjake-Karavasta kane qene te pranishem turiste nga Franca. Turistet jane njohur nga specialistet e AdZM Fier me informacionet mbi parkun ne Qendren e Vizitoreve dhe me pas kane kryer eksplorimin e natyres dhe bukurive te specieve qe te ofron vetem PKDK.

Ky park kete vit ka shenuar nje shifer historike te turisteve me nje rritje mbi 15% e krahasuar kjo me vitin 2018 ku kane qene te regjistruar 420 mije vizitore nga te cilet 42 mije kane qene turiste te huaj.

Puna e mire dhe e perkushtuar e stafit te AdZM Fier ka dhene rezultatet e saj pozitive duke dhene shifra ne rritje nga viti ne vit.

Rritja e Vizitoreve dhe e turisteve ne Parkun Kombetar Divjake – Karavasta natyrisht perkthehet ne rritje te te ardhurave te bizneseve dhe banoreve te zones duke sjelle edhe nje zhvillim pozitiv dhe ne mbrojtje te natyres.

Dita Boterore e Turizmit synon te adresoje sfidat globale te perfshira ne Objektivat e Zhvillimit te Mijevjeçarit (OZHM) te Kombeve te Bashkuara dhe per te nxjerre ne pah kontributin qe mund te jap sektori i turizmit ne arritjen e ketyre qellimeve.

Per çdo vit Dita Boterore e Turizmit i kushtohet nje tematike te caktuar e cila zgjidhet nga Asambleja e Pergjithshme e WTO-s, me rekomandimin e Keshillit Ekzekutiv te WTO-s.

Kete vit, kjo dite shenohet me temen:

Turizmi dhe punesimi: nje e ardhme me e mire per te gjithe.

Turizmi eshte nje hallke nxitese qe prodhon punesim, te ardhura dhe ekonomi ne te cilen turizmi gjeneron 10% te puneve ne nivel global.