Semundjet ngjitese zene vendin e dyte si shkaktare të vdekjeve. 95 % e tyre shfaqen në vendet e pazhvilluara.
Rezistenca ndaj antibiotikëve ka pësuar dyfishim në nivel global gjatë 5 viteve. Në BE cdo vit vdesin 25.000 njerëz nga infeksionet e shkaktuara me baktere rezistente ndaj antibiotikëve.
Antibiotikët janë substanca që pengojnë rritjen e baktereve. Rezistenca ndaj antibiotikëve është aftësia e mikrobeve për të përballuar veprimin e antibiotikëve. Bakteret rezistentë mbijetojnë duke vazhduar shumezimin dhe duke zgjatur sëmundjen që mund të përfundojë me vdekje.
Shkaqet: – Rritja e përdorimit te antibiotikëve.
– Marrja e antibiotikëve pa recetë
– Mungesa e burimeve të kontrollit të i feksioneve ne spital – Rritja e popullatës në moshë – Emigrimi masiv
– Shpërdorimi i antibiotikëve nga veterinerët
Këshilla: 1. Mos merni antibiotik pa këshillen e mjekut 0. Zbatoni me kujdes orarin dhe mënurën e antibiotikë.
USHQIMET QE NA NDIHMOJNE PER TE PERBALLUAR REZISTENCEN NDAJ ANTIBIOTIKEVE
Trupi ynë punon gjatë gjithë kohës për të luftuar bakteret, viruset, mikrobet, infeksionet. Konsumoni:
Xhinxher për problemet e stomakut: diarre, të vjella, dhimbje koke, dhimbje trupi, ngerçe të stomakut, temperaturë të lartë.
Ka veti antiinflamatore, ul inflamacionin në traktin gastrointentestimal.
Pini çaj xhinxheri 2-3 herë në ditë, ose përtypni rrënje të fresketa xhinxheri.
Hudher për infeksionet mykotike.
Infeksionet mykotike prekin lëkuren, traktin urinar dhe në zonat intime. Limon për infeksione fyti: siguron lehtësim të shpejtë nga një dhimbje e fytit dhe simptomat e saj shoqëruese. Niveli i lartë i vitaminës C që gjendet tek limoni vepron si një antioksidant. (A.K)