Reklame:

Tarifat amerikane: BE zotohet te hakmerret

Në një veprim që kërcënon të ndezë një luftë tregtare transatlantike, SH.B.A. është e vendosur të vendos tarifa prej 6.8 miliardë euro ndaj mallrave të BE-së.

Donald Trump e quajti atë ‘një fitore të këndshme’ në Twitter, duke thënë se ‘Bashkimi Evropian për shumë vite e ka trajtuar SH.B.A. shumë keq në tregti për shkak të tarifave, barrierave tregtare, dhe më shumë.’

Bashkimi Evropian pritet të fitojë lejen për të imponuar tarifat e saj paralele në vitin 2020.

Komisioneri i Tregtisë në BE që po largohet bëri një deklaratë, duke thënë: “Imponimi i ndërsjellë i masave kundërvepruese, megjithatë, vetëm do të shkaktonte dëme në bizneset dhe qytetarët nga të dy anët e Atlantikut, dhe do të dëmtonte tregtinë globale dhe industrinë më të gjerë të aviacionit në një kohë të ndjeshme”.

Sa i rëndësishem do të jetë ky dëm?

Sipas konsorciumit italian të cheesemaking, konsumatorët amerikanë do të paguajnë rreth 5 dollarë më shumë për parmixhanin italian për shkak të ketyre tarifave.

Tarifat amerikane do të godasin rreth 500 milion euro të produkteve bujqësore italiane në vit, rreth 1 miliard euro mallra spanjolle dhe do të rrezikojnë mbi 1 miliardë euro eksporte uiski nga Skocia në SH.B.A. – tregu i vetëm dhe më i vlefshmi për uiskin skocez.

Britania tani po kërkon konfirmim nga Organizata Botërore e Tregtisë se ajo ishte pajtuar plotësisht me vendimet e saj dhe nuk duhet të përballet me tarifa.

Por mbeten kaq shumë pyetje: a do të marrë përjashtimi?  Nëse jo, a do të tatohen produktet britanike gjatë më pak se dy javëve? Këto tarifa të reja hyjnë në fuqi më 18 tetor, 13 ditë para se Britania të largohet nga BE.
(Euronews)