Vjelja e ullirit nis zakonisht në fund të muajit shtator dhe në fillim të muajit tetor kjo ne varesi te kultivareve. Por specialistët japin këshillat e tyre për fermerët sepse dhe ulliri ka “tekat”, ose siç quhet ndryshe në gjuhën shkencore kriteret teknike për t’u vjelë.
Specialistet e bujqesise thonë se janë disa kriteret që duhet të përcakojnë kohën e vjeljes së ullinjve.
-Duhet të dihet destinacioni i përdorimit, për fabrikat e prodhimit, apo për vaj. Për rastin e parë ngarkesat në fabrika kushtëzojnë dhe vjeljen. Në një fabrikë te ngarkuar, më mirë ulliri të qëndrojë në degë se i magazinuar për një kohë të gjatë.
Vjelja sipas kultivarëve
- Grupi i kultivarëvë të ullinjve për tavolinë duhet të vilet brenda 20 Tetorit, dhe nëse e kemi mbrojtur nga miza e ullirit deri në fund të muajit Tetor (këtu futen kryesisht ulliri kokërrmadh i Beratit që përdoret për tavoline ose për kripje)
- Grupi i dytë : Ullinjtë për vaj që piqen heret (këtu futet Frantoje
- dhe kultivarët e tjerë kokërrvegjël). Ky grup kultivarësh duhet të vilen nga 20 Tetori deri në 10 Nentor.Specialistët rekomandojnë vjeljen herët të ullirit, pasi më vonë ato i prek miza e ullirit, por i dëmton edhe era, shiu,apo shpendët
Fermerët mendojnë se sa më vonë të vilet ulliri aq më shumë vaj meret. Po kjo ka risqet e veta për shkak të faktorëve të sipërpërmendur. Ngjyra më e mirë e kokrrës së ullirit në vjelje është ngjyra patllixhanit. Në rast se kokra ka njolla të zeza dhe jeshile është më e rrezikuar të vyshket
Grupi i tretë i kultivarëve janë ato që piqen vonë si Ulliri Bardhë i Tiranës, Krujës, Peqinit dhe Kalinjoti që gjendet nga Mallakastra në Vlorë e Sarandë). Këto vilen gjatë gjithë Nëntorit , por jo më vonë se gjysma e parë e Dhjetorit.
Si duhen vjelë ullinjtë
Vjelja me rrjeta është më e mira pasi parandalon humbjen e kokrrave dhe ndotjen e tyre.
Specialistët kanë formulën e tyre për ullirin,
Vil shpejt, përpuno brenda 24 orëve. Çdo orë që kalon pas vjeljes , sjell rënien e cilësisë së vajit.
Si dallohet një vaj ulliri cilësor
Aroma e mirë, shija e mirë dhe aciditeti maksimal deri 08 %. Prodhuesit tanë më të mirë të vajit të ullirit që e eksportojnë atë dhe jashtë ruajnë një nivel aciditeti nën 06 %. Po nëse ulliri vilet vonë dhe lihet gjatë pa përpunim aciditeti kalon 2,3- 5 %, i papranueshëm për eksport.