Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka marrë menjëherë masa, lidhur me rastin e publikuar gjatë një emisioni investigativ lidhur me një rast ku inspektorët e AKU të Fierit kanë vendosur masë administrative gjobë ndaj një subjekti, ku sipas pronarit të subjektit, ishin duke shkelur ligjin.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vlerëson maksimalisht rolin e medias dhe emisioneve investigative në kuadër të realizimit të misionit të saj për garantimin e sigurisë ushqimore.
“Në funksion të trajtimit të rastit të publikuar ditën e djeshme, nën vëmendjen e posaçme të Drejtorit të Përgjithshëm të AKU-së Robert Lili, janë marrë këto vendime: shkarkimin nga detyra Drejtorit Rajonal Fier G. A, është pezulluar inspektori E.Sh. si dhe është marrë vendimi për kalimin në Komisionin Disiplinor të trupës inspektuese përfshirë dhe inspektorët T. Sh. dhe A. A”, thekson AKU në njoftimin për shtyp.