Speci djegës i llojit “Charapita” i cili vjen nga pjesa veriore e Perusë ka një kosto të lartë për t’u blerë dhe shërbehet vetëm në restorante luksoze.
Për t’u kultivuar ky lloj speci nevojitet një klimë e përshtatshme tropikale dhe lartësi e madhe mbidetare.
Kjo perime karakterizohet me një formë të vogël dhe është mjaft djegës. Çmimi me të cilin mund ta gjeni një kilogram nga ky spec është 23 mijë euro.
I lindur në xhunglat e veriut ne Peru, Charapita është i njohur si një spec i egër, dhe kohët e fundit është kultivuar vetëm për përdorim tregtar.
I përdorur i freskët, ky spec i vogël thonë se ka një aromë të fortë frutash që i jep salcave dhe gatimeve tuaja një shije tropikale, por më së shumti përdoret në formë pluhuri. Edhe pse ende është i panjohur në shumicën e vendeve perëndimore, Charapita është një produkt shumë i kërkuar midis njohësve të specit djegës dhe kuzhinierëve me pesë yje të restoranteve.
Me nofkën “nëna e të gjitha specave” Charapita raportohet se kushton minimumi 25,000 dollarë për kilogram, duke e bërë atë specin djegës më të shtrenjtë në botë, dhe një nga erëzat më të shtrenjta, së bashku me vaniljen dhe shafranin.