Reklame:

Ekonomia e bananeve mund te zhduket per pak vite!

Bananet janë fruti më i kultivuar në botë, me një prodhim vjetor që është rritur me 67 milion tonelata në vitet 2000 dhe me 114 milion tonelata në 2017. Në nivel botërorm, 5.6 milion hektarë janë të mbjella me këtë kulturë.

Në këtë trend, klima ka luajtur një rol të rëndësishëm.

Një studim i realizuar nga Varun Varma dhe Daniel Bebber nga universiteti i Exeter në Britani, lëshon një alarm. Nëse temperaturat do të vazhdojnë të rriten, rreth vitit 2050 përfitimet e shumta të klimës mund të reduktohen, sidomos për disa vende, duke bërë që të ulet ndjeshëm sasia e prodhimit. Studimi i publikuar në “Nature Climate Change” është i pari që jep vlerësime paraprake lidhur me influencën e ndryshimeve klimatike në prodhimin dhe mbledhjen e bananeve.

Duke analizuar të dhënat e disponueshme për 27 vende prodhuese, dy kërkuesit kanë elaboruar një model  për të përshkruar  kushtet optimale për kultivimin e bananeve, që natyralisht kërkon temperatura mesatare, frekuencë dhe sasi reshjesh në 56 vitet e fundit. Rezulton se temperatura  optimale për bananet është 26.7 % celcius, me variacione të vogla. Dhe disa shtete, si përshembull  India dhe Kolumbia, mund të jenë më të dëmtuara nga rritja e tyre.

Shqetësimeve për klimën i shtohet edhe një faktor tjetër kritik që mund të ndikojë në ndryshimin e skenarit të ekonomisë së bananeve.

Në Amerikën e Jugut ku prodhohet 60 % e sasisë globale, shumë plantacione janë prekur nga myku që po i shkatërron bananet.

Në këtë çështje prodhuesi preferojnë që të mos bëjnë shumë deklarata por fakti është se në këtë mënyrë po rrezikohet i tërë prodhimi global i bananeve. Nëse për mykun mund të ndërhyhet duke përdorur inxhinierinë gjenetike për klimën çështja është me e komplikuar. Mos duhet ndryshuar gjenetika e bananeve për t’i përshtatur për temperatura më të larta?

E zëmë se kjo është e mundur! Por prapë kjo duket e vështirë që të konkretizohet në një kohë të shkurtër, para se ndryshimet klimatike të bëjnë punën e tyre. (SCAN)