Reklame:

Divjakë: Pastrohen kanalet kulluese në Remas.

Bashkia Divjakë vijon punën për pastrimin e kanaleve kulluese të dyta edhe në Njësinë Administrative Remas ku Drejtoria e Bujqësisë pranë kësaj bashkie ka në inventar 83.7 km kanale. Gjatë viteve 2017-2018 janë pastruar rreth 42.6 km kanale kullues të dyta të cilët mundësojnë kullimin e rreth 2100 ha tokë bujqësore.

Objektivi i kësaj drejtorie për vitin në vazhdim është pjesa tjeter e këtyre kanaleve pra rreth 41 km. Në këtë mënyrë brenda këtij viti pritet që të mbarojnë të gjithë kanalet e dyta kulluese dhe të vihen në eficencë të plotë pune për të kulluar të gjithë sipërfaqen e tokës në këtë njësi administrative.