Të gjithë ata që dëmtojnë, presin apo shfrytëzojnë pa kriter pyjet do të hasen me masa administrative më të rënda. Masa do të merren edhe ndaj administratës së ngarkuar me detyrën e kujdesit ndaj fondit pyjor por që nuk e ushtron siç duhet këtë detyrim. Nje projektligj i ri “Për pyjet”, nxjerrë për konsultim me grupet e interesit, rendit një sërë kundravajtjesh administative edhe pse ky aspekt nuk është i vetmi që mbulon. Kështu drafti parashikon dëmim me gjobë 5,000 deri në 10,000 lekë shkelje të tilla si nxjerrja dhe grumbullimi i prodhimeve drusore dhe jo-drusore, nga individë të pa formalizuar dhe pa lejen përkatëse;
“Prerja pa damkë e drurëve dhe prerja pa leje e pyjeve, drurëve të veçuar dhe e shkurreve, filizërisë dhe e fidanëve në fidanishte, kur pasojat materiale janë të lehta.
Mbledhja e prodhimeve jo-drusore nga pylli jashtë periudhës teknike të vjeljes, si dhe, nxjerrja e rrënjëve të drurëve pyjorë gjatë periudhës së vegjetacionit” thuhet në draft. Po kështu të njëjtën masë projektligji e parashikon kur konstatohet kullotja e bagëtive në fondi pyjor kombëtar të përfshirë në zonat e mbrojtura, në pyllëzimet e reja dhe sipërfaqet me pyje të ulët të ricunguar, në grumbujt pyjorë që kanë arritur moshën e pjekurisë në të cilët pritet që të arrihet ripërtëritja natyrale, në pyjet e shfrytëzuar ose në shfrytëzim e sipër deri sa të jetë bërë ripërtëritja natyrale e tyre, pyjet e rinj, në filizëri, në fidanishte, në ngastrat gjenetike e eksperimentale, në sipërfaqet ku kryhen punime përmirësuese dhe në pyjet mbrojtës;
Gjobat janë më te ashpra dhe variojnë nga 20,000 deri në 40,000 lekë për shkelje si ndërhyrjet për pyllëzime dhe përmirësimin e bimësisë së tokave pyjore, pa lejen përkatëse dhe në kundërshtim me rregullat mbi pyllëzimet; përfshirë pyllëzimin me farë në terrenet e zhveshura; si dhe përdorimi i plehrave kimike apo pesticideve pa lejen përkatëse dhe në kundërshtim me rregullat;
“Grumbullimi, shpërndarja ose mbjellja e farave, kalemave, shpatullave e fidanëve pyjorë të drurëve e shkurreve pyjore, pa lejen e agjencisë shtetërore përgjegjëse për pyjet; mbjellja e farave dhe materialit tjetër vegjetativ pyjor, të pa pajisur me certifikatën përkatëse; si dhe shitja apo shpërndarja, nga fidanishtet që merren me aktivitetin prodhues të materialit vegjetativ mbjellës dhe farërave, të pa shoqëruar me certifikatën e origjinës dhe atë fitosanitare;
Prishja, fshirja ose dëmtimi i shenjave kufidëftuese, gjeodezike e topografike, i tabelave paralajmëruese apo treguese, të vendosura në fondin pyjor kombëtar;
ç) Prerja pa leje apo dëmtimi i pyjeve, në pronësi private, nga pronarët apo nga subjektet, të cilave u janë dhënë në përdorim ose me qira, kur pasojat materiale janë të lehta” sanksionohet në draft. .
Ngritja e strukturave punimeve apo zhvillime e të ndryshme pa lejë sipas ligjit dënohet me gjobë 50,000 deri në 100,000 lekë ndërkohë që dënohen me gjobë nga 100,000 deri në 300,000 lekë shkelje si eksporto i lëndës së drurit të papërpunuar, lëndës së ndërtimit, druve të zjarrit dhe asortimentet që rrjedhin nga tjetërsimi i tyre, si edhe qymyrit të drurit, apo të tjerë produkte, gjithmonë kur këto ndalohen specifikisht të eksportohen me ligj apo vendim të Këshillit të Ministrave.
Projektligji parashikon dënimin me gjobë nga 300,000 deri në 500,000 lekë për shkelje si transporti me automjete apo mjete të tjera i materialit drusor nga pylli dhe prej shesheve të depozitimit për në qendrat e përpunimit e të shitjes, si dhe i produkteve jo-drusore pyjore drejt qendrave të grumbullimit i pashoqëruar me dokumentacionin që provon origjinën e tij. Në rastet e shkarkimit të kimikatebe apo ujrave të ndotur industrialë masa adminustative është parashikuar në një nivel gjobe nga 500 mijë deri në 1 milionë lekë.
Kur institucionet, strukturat apo personat përgjegjës për fondin pyjor kombëtar, me veprimet apo mosveprimet e tyre, nuk kanë zbatuar përgjegjësitë ligjore, krahas detyrimit për ushtrimin e ndjekjes së procedurave disiplinore administrative, dënohen edhe me gjobë nga 100,000 lekë deri në 500,000 lekë sipas përcaktimeve në këtë ligj, dhe sipas rastit, bëhet edhe njoftimi zyrtar në organet e procedimit penal.