Reklame:

Pershtatshmeria e bimeve me njera-tjetren!

Shumë bimë rriten më me sukses nëse kanë bimë fqinje të cilat u korrespondojnë dhe e mbështetin rritjen e tyre. Në të kundërt, shkaku për prodhimin e dobët mund të jetë pikërisht fqinji i keq të cilin kultura konkrete nuk e duron.

Gjatë çdo vështrimi të natyrës së paprekur nga dora e njeriut, secili mund të vërë re se ajo është bashkësi jetësore e përbërë nga një numër i shumëllojshëm i botës bimore dhe shtazore që jeton dhe mbijeton falë shumëllojshmërisë dhe raporteve të ndërmjetme të dobishme që janë bazë e ekuilibrit, mbijetesës dhe zhvillimit.

Në momentin kur njerëzimi vendosi të kultivojë bimë të cilat janë të dobishme vetëm për të por edhe nuk i ka njohur këto marrëdhënie dhe ka ecur në drejtim të kultivimit të të mbjellave të një lloji prandaj me kalimin e kohës janë grumbulluar probleme të reja të cilat i zgjidh me mjete dhe mënyra që kushtojnë shumë, kurse më e rëndësishmja është se vazhdon krijimi edhe i më tepër problemeve të komplikuara në fitimin e prodhimit bimor.

Megjithatë falë përvojave dhe shkencës që sot ofron njohuri të tërësishme dhe bashkëkohore për bashkësitë natyrore të botës bimore dhe shtazore dhe gjithnjë dhe më tepër synohet ndotja sa më e ulët e prodhimeve bimore dhe zhvillimi i tyre i qëndrueshëm dalëngadalë po fillon zbatimi i këtyre njohurive, sidomos në kopshtari në kultivimin e kulturave të cilat mbështetin njëra-tjetrën në zhvillim dhe qëndrueshmëri, kurse anashkalohet kultivimi i atyre kulturave të cilat e dëmtojnë njëra-tjetrën.

Prej zbatimeve të shumta në praktikë mund t’i japim këto:
1. Hudhra – fqinj të mirë janë: luleshtrydhja, kastraveci, karota, domatja dhe frutat, kurse të padëshirueshëm janë: fasulja, bizelja dhe lakra;

 

 

 

 

2. Borziloku – fqinj të mirë: fasulja dhe sallatat;

 

 

 

 

3. Mashurka – fqinj të mirë: rrepka, kastraveci, marulja, panxhari, selinoja, domatja, spinaqi, kungulleshka, rrepa, kurse të padëshirueshëm janë: qepa, hudhra, preshi;

 

 

 

 

4. Selinoja – fqinj të mirë: fasulja, kastraveci, lakra, preshi, domatja dhe spinaqi, kurse e padëshirueshme është patatja;

 

 

 

 

5. Panxhari – fqinj të mirë: qepa, marulja, fasulja, kurse i padëshirueshëm është spinaqi;

 

 

 

 

6. Qepa – fqinj të mirë: kastraveci, domatja, karota, luleshtrydhja, panxhari, kamomili dhe kopra, kurse të padëshirueshëm janë: fasulja, lakra, bizelja dhe preshi;

 

7. Bizelja – fqinj të mirë: kopra, karota, lakra, kohlabri, sallatat, rrepka dhe rrepa, kurse të padëshirueshme janë: patatja, preshi, hudhra, qepa, fasulja dhe domatja
8. Kadifeja (Tagetes sp.) – fqinj të mirë: lakra, domatja dhe çervil (Anthriscus cerefolium);
9. Kohlabri – fqinj të mirë: fasulja, bizelja, patatja, preshi, çervil, marulja, rrepa, spinaqi, domatja dhe misri, kurse të padëshirueshme nuk ka;
10. Kastraveci – fqinj të mirë: fasulja, kopra, qepa, hudhra, lakra, marulja, çervil, kurse e padëshirueshme është rrepa;

 

 

 

 

11. Patatja – fqinj të mirë: fasulja, kopra, qepa, hudhra, lakra, sallatat verore, çervil dhe kungulleshka, kurse të padëshirueshëm janë: bizelja, domatja, marulja dhe kungujt;
12. Kopra – fqinj të mirë janë: frutat, rrepa dhe fasulja;
13. Domatja – fqinj të mirë: fasulja, karota, qepa, kohlabri, preshi, majdanozi, çervili, rrepka, sherebela, merudhia, rozmarina dhe kadifeja, kurse të padëshirueshëm janë: bizelja, lakra, sallatat dhe kungujt;
14. Fasulja – fqinj të mirë: kastraveci, bosiloku, lakra, kohlabri, marulja, rrepka, çervil, domatja, rabarbara dhe lëpjeta, kurse të padëshirueshëm janë: qepa, hudhra dhe preshi;
15. Majdanoz – fqinj të mirë: rrepa e bardhë dhe e kuqe, domatja dhe luleshtrydhja, kurse e padëshirueshme është marulja;
16. Preshi – fqinj të mirë: luleshtrydhja, karota, lakra, kohlabri, marulja, çervil, domatja, kurse e padëshirueshme është qepa;
17. Rrikë – fqinj të mirë: patatja, afioni dhe pemët;
18. Rrepa – fqinj të mirë: fasulja, bizelja, luleshtrydhja, karota, lakra, kohlabri, marulja, majdanozi, spinaqi, domatja, trumza, kopra dhe mashurka, kurse i padëshirueshëm është kastraveci;
19. Marulja – fqinj të mirë: fasulja, bizelja, luleshtrydhja, kastraveci, lakra, kohlabri, preshi, domatja, qepa dhe borziloku, kurse i padëshirueshëm është majdanozi;
20. Spinaqi – fqinj të mirë: patatja, lakra, kohlabri, rrepa, fasulja, domatja, kurse i padëshirueshëm është panxhari;
21. Karrota – fqinj të mirë: bizelja, kopra, qepa, rrepka, kumaku dhe sherbela, kurse të padëshirueshëm nuk ka;
22. Lakra – fqinj të mirë: luleshtrydhja, kastraveci, marulja, çervil, preshi, rrepa, spinaqi dhe domatja, kurse të padëshirueshme janë: qepa, hudhra, patatja, bizelja dhe fasulja;
23. Kungulleshka dhe kunguj – fqinj të mirë: qepa, mashurka e lartë, të padëshirueshme nuk ka.