Reklame:

Makinerite dhe teknologjite e reja per silazhin ne bujqesi

Kombajnat e ditëve të sotme për silazh disponojnë me zgjidhje teknike moderne të cilat përmirësojnë prodhimin, cilësinë e silazhit dhe kushtet për punë për kombajnerin. Prodhues më të njohur dhe më të mëdhenj të kombajnave të silazhit janë Claas dhe John Deere prej të cilëve burojnë zgjidhjet më të reja teknike ndërsa pas tyre vijojnë New Holland, Krone, Mengele dhe prodhues tjerë më të vegjël.

Kombajnat e ditëve të sotme për silazh, disponojnë me zgjidhje teknike moderne të cilat përmirësojnë prodhimin, cilësinë e silazhit dhe kushtet për punë për kombajnerin. Prodhues më të njohur dhe më të mëdhenj të kombajnave të silazhit kanë Claas dhe John Deere prej të cilëve burojnë zgjidhjet më të reja teknike ndërsa pas tyre vijojnë New Holland, Krone, Mengele dhe prodhues
tjerë më të vegjël. Te kombajnat moderne për silazh vëmendje e veçantë i kushtohet komoditetit në kabinë që ti mundësohen kushte sa më të mira për punë kombajnerit.

Është rritur dukshmëria në të gjitha drejtimet me dritare të mëdha, janë reduktuar këndet e ngurta në pjesët anësore të shtyllave të kabinës dhe janë instaluar perde mbrojtëse kundër diellit, gjithashtu dukshmëria është rritur edhe për natën me vendosjen e dritave halogjene dhe ksenon në të gjitha drejtimet.

Kombajneri maksimalisht është i përqendruar në punë sepse është reduktuar niveli i zhurmës në kabinë. Ulësja është komode dhe të gjitha instrumentet, ndërprerësi, pedalet janë lehtë të qasshme dhe të vendosura në mënyrë logjike, instalohen pajisje për klimë si në automjetet me dhomëza për ftohjen e pijeve, radio – cd pajisje, e gjithë kjo që të zmadhohet ndjenja e mirë në kabinë dhe të mos ndjehet lodhja pas orëve të gjata të punës.

Gjithçka që nevojitet për punë me makinën është vendosur në një tastierë në të cilën është instaluar dorëz multifunksionale me të cilën kontrollohet shpejtësia e punës, drejtimi i punës, ngritja dhe lëshimi i kokës së pajisjes, lëvizja e gypit transportues. Në kabinë instalohen disa ekrane në vende të ndryshme. Në varësi të asaj se cilat funksione shfaqen, zakonisht shfaqen informatat për punën e motorit, shpejtësia e punës, numri i rrotullimeve të motorit, shpenzimi i karburantit, intervalet për servisim dhe diagnoza për motorin, informata në lidhje me detektorin për metal, pajisje për mprehjen e thikave, gjatësia e prerjes së silazhit, produktiviteti, qarkullimi i masës së silazhit, sa orë ka punuar motori, sa karburant është harxhuar.

Claas përdor ekran të vendosur në qendër me të gjitha informatat e nevojshme. Rreth kornizës së ekranit janë vendosur drita sinjalizuese për: presionin dhe nivelin e vajit në motor, vajin në sistemin e hidraulikës, lëngu për ftohjen e motorit, për detektorin e metaleve nëse është aktiv dhe nëse ka detektuar pjesë metalike, për funksionimin e fuqisë së pajisjes për tërheqje dhe imtësim, për indikatorin e servisimit, për funksionimin e pompës për aditiv sistemin qendror për lyerje, për aktivizimin e frenës për parkim ose mos funksionimin e sistemit për frenim dhe mos funksionimin e pajisjes për klimë.

Në ekran merren shumë informata siç janë: – ora, orët e punës në total, orët e punës në total gjatë një dite, numri i rrotullimit  të motorit, shpejtësia e punës, sa sipërfaqe është përpunuar në total, sipërfaqja e përpunuar gjatë një dite, produktiviteti, koha deri në servisimin tjetër të rregullt, temperatura e lëngut për ftohjen e motorit, sasia e karburantit, presioni në cilindrat hidraulik dhe lartësia e adaptuesit.
Ekziston mundësia të gjitha këto të dhëna në fund të ditës të printohen në shtypësin e instaluar në kombajnë ose të vendosen në kompjuter në ndërtesën administrative për analiza të mëtejshme. Ekziston edhe pajisje e cila lidhet me pajisje për matje të vazhdueshme të rendimentit të ushqimit për kafshë dhe me sistemin e përgjithshëm për pozicionim (GPS).

Për pozicionimin e kombajnave për silazh përdoren pajisjet e njëjta si te kombajnat për grurë. Mirëpo, matja e rendimentit gjatë kohës së lëvizjes së masës bimore nëpër kombajnë paraqet vështirësi. Megjithatë edhe kjo mund të zgjidhet me sukses edhe pse për qarkullim respektivisht për bartjen e masës përdoren më tepër variacione. Për matje më shpesh përdoren rul për tërheqjen e masës para se e njëjta të shoshitet.

Për këtë matje të rendimentit të kulturave të ushqimit për kafshë shërbejnë të dhënat për distancën ndërmjet dy ruleve të cilat janë çift dhe numri i rrotullimeve të tyre. Njëkohësisht përdoret edhe informata në lidhje me shpejtësinë e lëvizjes së kombajnës së silazhit. Te kombajnat e silazhit gjatë periudhës prej vitit 1993 deri në vitin 1995 është punuar në zhvillimin e pajisjeve për matjen e vazhdueshme të rendimentit të bimëve që përdoren si ushqim për kafshë.

Pajisja për matjen e rendimentit te John Deree funksionon në bazë të përcaktimit të qarkullimit të masës gjatë kësaj duke përdorur radiometri. A utorët kanë konstatuar se duke iu falënderuar kalibrimit të avancuar është arritur saktësi e mirë e rendimentit. Gjatë matjes është konstatuar se saktësia e matjes nuk mund të realizohet pa matjen e vazhdueshme të lagështisë sepse rendimenti i materies së thatë është informatë relative, në veçanti në rast të korrjes së llojeve të ndryshme të kulturave.

Kjo pajisje përpunon hartë sipërfaqësore të rendimentit të një parcele të caktuar me saktësi prej një metër katror. Me ndihmën e kësaj harte dhe të dhënave nga analiza e tokës mund të përcaktohet doza e farës së nevojshme, plehut dhe mjeteve për mbrojtje për sezonin e ardhshëm për çdo pjesë të parcelës. Në kabinë ndodhen edhe komanda për mprehjen e thikave të barabanit
dhe rregullimin e gjatësisë së gypave.

Mprehja kryhet disa herë në ditë që të ketë cilësi konstante të masës së imtësuar dhe me ndihmën e këtij procesi tërësisht të automatizuar kombajneri nuk ka nevojë të dalë nga kabina. Mbrehja realizohet automatikisht, në mënyrë që barabani rrotullohet me numër të madh të lëvizjeve dhe afër tij me ndihmën e senzorëve afrohet gur për mprehje dhe procesi zhvillohet shumë shpjet dhe saktë. Ekzistojnë dy mënyra të mprehjes ndërsa dallimi qëndron në drejtimin e lëvizjes së barabanit gjatë mprehjes.

Claas përdor mënyrën me rrotullimin e barabanit në drejtim të njëjtë siç lëviz materiali i cili imtësohet, ndërsa John Deere e përdor mënyrën e rrotullimit në drejtim të kundërt të lëvizjes së barabanit. Te John Deree kalibrimi i gjatësisë së imtësimit të materialit barishtor prej 6 – 26 mm kryhet nga kabina me ndihmën e potenciometrit me saktësi prej 1 mm e gjithë kjo realizohet nëpërmjet transmisionit special për barabanin IVLOC, instalohet lidhëse sigurie për mbrojtje nga ngarkesa tepër e madhe dhe ndërprerës i cili qëndron pajisjen për imtësim për 40 milisekonda nëse detektori i metalit detekton metal.

Detektori i metalit shërben që të mbrojë kombajnën nga dëmtimi nga pjesë metalike të grumbulluara nga parcela, ai për një pjesë të sekondës e ndërpret lëvizjen e rulit para se metali të vijë në kontakt me thikat. Detektori përbëhet nga magnete të vendosura në pjesën e poshtme të rulit të cilat krijojnë fushë magnetike dhe detektori reagon në ndryshimin e fushës magnetike nën ndikimin e trupit tjetër metalor dhe jep sinjal për ndërprerjen e lëvizjes së tërheqjes së rulit dhe ndërprerjen e punës së kombajnës. Për përcaktimin më të lehtë të pjesës metalike në kabinën John Deree ka lokator i cili tregon ku ndodhet pjesa e metalit, që sa më shpejt të vazhdohet puna.

Laser Pilot është pajisje e cila punon në mënyrë të ngjashme por përdoret për grumbullimin e brezit të kositur. Impulset e dritës e përcaktojnë vendin e brezit të kositur, krahasohet pozita e kombajnës dhe korrigjohet pozita e kombajnës me ndihmën e rrotave dirigjuese. Modelet e reja të kombajnave për silazh mundësojnë mirëmbajtjen e tyre të lehtë, qasje të lehtë dhe të shpejtë te barabani me thika dhe ruli për shtypjen e silazhit, qasje te motori nga të gjitha anët.

Class dhe John Deree kanë sisteme qendrore të automatizuara për lyerjen e rezervuarit me vaj prej 8 litra, ndërsa New Holland ka sistem për lyerje të lehtë në atë mënyrë që në një vend janë vendosur të gjitha lëmueset të ndara në disa grupe në varësi të asaj se cilat pjesë lyhen ndërsa lyerja zhvillohet me dorë.