Reklame:

Sa i sigurte eshte uji qe konsumojme?

Uji me shishe ka kaluar nga një komoditet në një sistem alternativ për ujin e pijshëm. Një e treta e amerikanëve e përdorin atë në vend të ujit çezmës në shumicën e kohës ose vazhdimisht.

Pse? Më shumë se 90 për qind e atyre që blejnë ujë në shishe përmendin arsye si “siguria” dhe “cilësia”. A është kjo e vërtetë. Në disa raste edhe mundet, por jo gjithmonë është kështu.

Shumë është shkruar për problemin e mbetjeve të krijuara nga miliarda shishe plastike të ujit të pijshëm që shiten çdo vit në SHBA. Por shumë më pak është shkruar për atë që mbajnë brenda ata shishe.

Sipas një raporti të vitit 2009 të GAO, Zyra e Përgjegjësive të Qeverisë, sipas të dhënave të disponueshme, rreth 70 për qind e e ujit të ambalazhuar në shishe që shitet në SHBA nuk i nënshtrohet rregullave të Administratës Federale të Ushqimit dhe Ilaçeve, FDA.

Kjo sepse uji që shitet me shishe, tregtohet Brenda të njëjtit shtet dhe duke u konsideruar si tregti brenda shtetit nuk i nënshtrohet rregullave federale. Kjo nuk është domosdoshmërisht problematike, pasi rregulloret e disa shteteve janë më të rrepta se ata të FDA-së, por raporti i GAO vëren gjithashtu që këto rregulla mund të jenë më pak gjithëpërfshirëse sesa ato për ujin e çezmës, të cilat duhet të jenë në përputhje me Ligjin e Ujit të Pijshëm të Sigurt, i administruar nga Agjensia e Mbrojtjes së Mjedisit.

Kalimi i ujit me shishe nën mbikqyrjen e FDA mund të jetë një problem që duhet shqyrtuar. Ai nuk është as një derregullim i ndërmarrë nga administrata Trump.

Uji në shishe ka përfaqësuar një industri 18.5 miliardë dollarë (me shumicë) në SHBA në në vitin 2017, ndërkohë që nën Presidencën e të dy palëve, stafi mbikëqyrës i FDA ka mbetur i kufizuar. Aq më tepër, agjensia lejon që shishet të mbushen me ujë çezme. Ndërsa uji zakonisht trajtohet, në këtë rast nuk ka garanci.

Me këtë nuk po themi se duhet të shqetësoheni për çdo shishe me ujë që pini, sepse ai është i kontaminuar. Përkundrazi, një qasje pozitive për mënyrën se si funksionon industria është i rëndësishëm në aspektin e shëndetit publik.

Furnizuesit kryesorë të ujit në shishe si Nestlé, Coca-Cola dhe PepsiCo, si dhe marka tjera me emër si Fiji dhe Perrier, kanë motivet dhe bëjnë gjithçka që munden për të shitur ujë të pijshëm të sigurt.

Minimalisht, ata duan të sigurohen që marka e tyre nuk dëmtohen nga humbja e reputacionit. Por ka qindra marka të ujit në shishe, disa prej tyre pak të njohura – që punojnë në kufijtë e fitimeve të vogla dhe që mund të mos ndajnë të njëtat shqetësime si kompanitë e njohura. Për shkak se ata nuk shqetësohen për besimin e publikut në emrin e markës së tyre, ata thjeshtë e heqin një etiketë nga përdorimi dhe fillojnë e shesin me një tjetër pa e ndryshuar ujin.

Një studim shkencor rigoroz i vitit 1999, bërë nga Këshilli i Mbrojtjes së Burimeve Natyrore, NRDC, i cili testoi nga tre mostra për më shumë se 100 marka të ujit në shishe, zbuloi se rreth një e treta e shisheve të ekzaminuara kishin nivele të baktereve ose ndotësve kimikë mbi standardet e shtetit apo të industrisë. Erik D. Olson, drejtues i lartë për shëndetin dhe ushqimin në NRDC, beson se një test i  ngjashëm sot do të jepte rezultate të njëjta, por thotë ai, kjo nuk mund të thuhet me siguri pa kryer monitorime shtesë.

Si një shembull për problemet e vazhdueshme, ai citon një hetim të fundit nga Raporti i Konsumatorëve, sipas të cilit disa marka të ujit në shishe kanë nivele potencialisht të pasigurta të arsenikut.

Edhe shishet vetë mund të paraqesin një shqetësim shëndetësor, pasi vetëm një përqindje e vogël e gjithë ujit në shishe që shitet në SHBA, ambalazhohet në shishe qelqi.

Edhe kur uji ambalazhohet në një shishe plastike të pastër, cilësia ulet ndjeshëm, veçanërisht kur mbahet në vende të nxehtë, duke shtuar rrezikun e baktereve dhe agjentëve të tjerë kimikë në ujin e shisheve plastike. Bakteret janë agjentë që pengojnë endokrinimin dhe që paraqesin kërcënim të veçantë për gratë shtatzëna dhe fëmijët e vegjël.

Uji i ndotur në shumë shtete amerikane ka nxitur tregun dhe shpërndarjen e miliona shisheve. Shumë njerëz blejnë gjithashtu ujë në shishe për t’u konsumuar edhe brenda shtëpive të tyre, edhe pse janë vetëm disa hapa larg nga uji i çezmës shumë herë më i lirë.

Duke pasur parasysh rreziqet e mundshme të ujit në shishe nga njëra anë dhe frikën e përhapur për ujin e çezmës nga ana tjetër, konsumatorët mund të mendojnë se nuk kanë nga t’ia mbajnë.

Përgjigja qëndron në përmirësimin e infrastrukturës së ujit të pijshëm të vendit përmes sistemeve të përparuara të filtrimit. Vetëm kështu uji i çezmës bëhet një mundësi tërheqëse.

Askush nuk pëlqen të paguajë 300 herë më shumë sesa duhet, kështu që me pastrimin e ujit të çezmës, krijohet një mundësi e madhe, më pak plehra, një mjedis më i pastër, ujë më i lirë, shëndet më i mirë. Vetëm kur të jemi paqtuar me idenë se uji i pijshëm nga çezma është vërtet i sigurt.

TIME/Seth M. Siegel është autori i librit “Shqetësimet e Ujit: Çfarë nuk shkon me atë që pimë”