Që të jenë të shëndetshme dhe produktive, kafshët duhet të kenë ajër të pastër të mjaftueshëm të pasur me oksigjen. Mënyra më e mirë që të rregullohet niveli i gazrave të dëmshëm në stalla është vendosja e ventilimit të mirë. Përbërja e ajrit në stallë ndryshon shumë nga ai i mjedisit të jashtëm, përbërja e të cilit është e njohur: 78% azot, 21% oksigjen dhe 0,035% dioksid karboni.
Se në cilën masë ajri në stallë do të jetë i ngjashëm me mjedisin e jashtëm varet nga shumë faktorë: ngrohja dhe emisioni i gazrave të ndryshëm që i prodhojnë kafshët, konstruksioni i stallës, sistemet e ventilimit dhe temperaturës së jashtme.
Përqendrimi i madh i gazrave të dëmshëm siç janë: amoniaku, dioksidi i karbonit, monoksidi i karbonit, metani, sulfati hidrogjen, pluhuri organik e të tjerë, kanë ndikim negativ mbi shëndetin e kafshëve shtëpiake. Ata e zvogëlojnë produktivitetin e kafshëve, kurse përqendrimi tepër i madh i sulfitit të hidrogjenit mund të jetë vdekjeprurëse.
Amoniaku është gaz pa ngjyrë me aromë të fortë, i cili formohet në mënyrë natyrore nga shkatërrimi i materieve të pasura me azot. Në stalla në pjesën më të madhe kryhet nga plehu. Avullimi i amoniakut në stalla varet nga: vlera PH e plehut, nga temperatura, shpejtësia e lëvizjes së ajrit dhe përqendrimi i amoniakut tek plehu. Amoniaku është më i lehtë se ajri, prandaj gjendet në pjesën
e sipërme të stallës. Ai ka aromë të fortë, shkrihet në avull me ujë, e dëmton mukozën dhe gjatë ndikimit më të gjatë shkakton sëmundje në rrugët e frymëmarrjes sidomos tek kafshët e reja. Që të zvogëlohet sasia e amoniakut në stalla, është e nevojshme që të hiqet plehu i lëngshëm dhe i fortë, të sigurohet ventilim i mirë në stallë, sidomos në verë.
Metani dhe dioksidi i karbonit janë gazra pa ngjyrë dhe aromë. Janë më të rënda se ajri dhe gjenden më tepër në shtresat e poshtme. Përqendrimi i zmadhuar i këtyre gazrave çon në konsumim të dobët të ushqimit, pasivitet tel kafshët. Përqendrimet më të mëdha shkaktojnë vështirësi gjatë frymëmarrjes, kurse nëse janë nën ndikim të tyre për një kohë të gjatë shkaktohet dhe mbytje dhe helmim i kafshëve. Këto gazra mund të shkaktojnë probleme shëndetësore tek punëtorët të cilët qëndrojnë një kohë më të gjatë në stallë.
Monoksid karboni është gaz pa ngjyrë dhe aromë i cili në mushkëri lidhet me hemoglobinën, e ndalon lidhjen e oksigjenit dhe shkakton asfiksi. Shfaqet në objekte për shpendë dhe derra nëse në dimër ngrohen me lëndë djegëse të fortë, kurse ajrosja nuk është si duhet.
Sulfiti i hidrogjenit është gaz pa ngjyrë me aromë të fortë jo të këndshme. Shfaqet si rezultat i shpërbërjes së sulfiteve të substancave joorganike nga bakteret pa prani të ajrit. Ai është gaz i cili shfaqet në pellgje uji dhe kanalizime. Sulfiti i hidrogjenit është gaz shumë helmues dhe i ndezshëm, është më i rëndë se ajri dhe mblidhet gjithmonë në fund të hapësirave të pa ajrosura.
Pluhuri gjendet gjithmonë në ajër. E ka prejardhjen nga ushqimi, shtresa, myqeve, polenit dhe parazitëve. Ai qëndron pezull në ajër dhe mund të jetë mbartës i mikroorganizmave patogjene. Ndikon negativisht mbi shëndetin e njerëzve dhe kafshëve. Vlerësimi i cilësisë dhe përbërjes së ajrit, më lehtë ndiqet nga sjellja e kafshëve, sidomos e lopëve. Tek sistemi i lidhur për ruajtje, nëse ajri të shqetësuara, shtrihen dhe ngrihen shpesh.
Përbërja më e keqe e ajrit është në fund të sipërfaqe së stallës, kurse më i mirë është në lartësi sa një kokë njeriu. Mënyra më e mirë që të rregullohet niveli i gazrave të dëmshme në stalla është vendosja e ventilimit të mirë i cili do të sigurojë qarkullim të ajrit. Kështu rregullohen parametrat e rëndësishëm, siç janë: përmbajtja e oksigjenit, temperatura dhe lagështia e ajrit dhe përqendrimi i gazrave të dëmshme. Që të jenë të shëndetshme dhe produktive, kafshët duhet të kenë ajër të pastër të mjaftueshëm të pasur me oksigjen.