Reklame:

99-vjet Kongresi i Lushnjes

Shtëpia Muze e Kongresit Kombëtar të Lushnjes

Lushnja është veshur me flamuj kuq e zi mëngjesin e sotem për të përkujtuar 99-vjetorin e Kongresit kombëtar të Lushnjes.


Kongresi i Lushnjes, që njihet si një ngjarje e madhe e historisë së kombittonë u mbajt prej 21-deri më 31 janar të vitit 1920, në të cilin u miratua një akt kushtetues për pavarësinë e plotë të Shqipërisë. 

Gjatë ditëve të punimeve Kongresi zgjodhi këshillin e lartë prej 4 vetash, që do të kryente funksionet e kryetarit të shtetit dhe një këshill kombëtar me 37 veta.

Kryeministër u zgjodh Sulejman Delvina.

Kongresi i Lushnjes do të hidhte themelet e shtetit modern shqiptar i cili vazhdon edhe sot.