Reklame:

Semundja e Fuzariozes tek bimet

FUZARIOZAT (Fusarium solani Mart forma 4 (Scrivani 19630)

SIMPTOMAT.
Prek dhe dëmton rëndë sistemin rrënjor. Bimët e prekura paraqiten xhuxhe dhe klorotike. Shënjat e para fillojnë me çngjyrosjen e gjetheve nga jeshile në të verdhë. Zverdhja fillon nga gjethet më të vjetra dhe gradualisht shtrihet mbi ato më të rejat. Pas zverdhjes së tyre fillon vyshkja. Pas vyshkjes së gjetheve, bimët mund të thahen plotësisht.

Gjithë sistemi rrënjor merr ngjyrë kafe dhe sistemi rrënjor në të shumtën e rasteve nekrotizohet si dhe të kalbet. Të qafa e bimës, në nivelin e tokës ose afër saj, duken plagë me ngjyrë kafe. Po të bëjmë një prerje tërthore të kërcellit, do të vërejmë se në sistemin vascular të tyre ndodhen çngjyrosje kafe të cilat shtrihen deri në lartësinë 20 – 25 cm mbi sipërfaqen e tokës. Kjo vërehet më tepër në bimët që kultivohen në serra.
Nga Kjo kërpudhë mund të preken edhe patllixhani e domatja, speci, etj, tek të cilët ajo shkakton kalbëzimin e rrënjeve.
Sëmundjen e shkakton kërpudha Fusarium solani, e cila dimëron në mbeturina bimore dhe në tokë, në formën e klamidosporeve (si spore të qëndrueshme). Kërpudha përhapet shumë lehtë nëpërmjet konideve, të cilat janë në numër shumë të madh e të vendosura mbi pjesët e prekura të bimës. Njëkohësisht konidet e kësaj kërpudhe kanë vetinë të përhapen edhe me anë të grimcave të infektuara të tokës.

Të dyja këto forma përhapjeje mund të transportohen me anën e ujit gjatë ujitjeve, prashitjeve, Shërbimëve të tjera agroteknikë, etj. Ato mund të përhapen me anën e erës dhe të korentëve të ajrit. Një mënyrë tjetër përhapjeje të kësaj kërpudhe parazitare, mund të realizohet nëpërmjet përdorimit të plehut organik të infektuar apo dhe të mbeturinave bimore që kanë qënë të infektuara më parë. Përveç Fusarium solani, simptomat e vyshkjes së specit e shkaktojnë edhe raca të tjera të kërpudhave që janë Fusarium oxysporum, Fusarium vasinfectum Sn e Hans., etj.

KUSHTET QË NDIHMOJNË SËMUNDJEN.
Paraziti është i aftë të infektoi bimët pavarësisht nga temperatura e tokës. Më parë ai konsiderohej si një parazit i tokave ose i substrateve relativisht të ftohta. Kjo prek kryesisht bimët e mbjelljeve të hershme apo gjysëm të hershme, kur temperaturat e tokës dhe të ajrit janë akoma të ulëta. Gjithashtu simptoma të tilla vërehen edhe në mjediset të mbrojtura, pikërisht në ato vënde ku temperaturat janë më të ulëta. Temperatura optimale e zhvillimit është rreth 18-200C. Në disa raste kjo sëmundje shfaqet edhe në Verë kur temperaturat janë mbi 26°C. Zhvillimi i rëndë i sëmundjes varet edhe nga agresiviteti (virulenca) e races. Në kushtet kur sistemi rrënjor ka tepricë uji dhe temperatura të ulëta, kjo sëmundje është vërtetë agresive.

MASAT PARANDALUESE DHE ATO TË LUFTIMIT.
Deri tani kunder kësaj sëmundje (sidomos në aspektin kimik) nuk ka trajtime efektive. Veç masave që janë trajtuar hollësisht të sëmundja e verticiliozes, me qëllim që të lehtësohet infeksioni dhe të ndihmohen bimët për një kohëzgjatje të vegjetacionit të tyre, duhet të merren edhe këto masa të tjera:
1) Bëhet mbathja e bimëve për të nxitur formimin e rrënjeve të reja. Kjo duhet të bëhet sepse rrënjët e vjetra janë të nekrotizuara ose të kalbura. Në ato raste kur sipërfaqja është e kufizuar, para mbathjes mund të shpërndahet torfë ose pleh organik i dekompozuar mirë, me qëllim që gjatë mbathjes, ajo të grumbullohet rreth qafës së rrënjeve dhe ndikon në stimulimin e daljes së rrënjezave të reja.
2) Trajtimet me fungicide me bazë Benomyl mund të bëhen locale, duke e njomur mirë bazën e kërcellit. Kjo metodë mund të aplikohet me përzierje me ujin kur ujitja bëhet me pika.
3) Racat e Fusarium oxysporum f.sp. dhe Fusarium radicis-lycopr rsici, të cilat janë më të qëndrueshme ndaj Benomilit, kërkojnë trajtimë të përsëritura. Ky preparat mund të ketë veprim fitotoksik, sidomos mbi qimet thithëse në rast se përsëritjet janë të shpeshta ose në rastet kur përdoren doza të larta.
4) Duhet të hiqen sistematikisht bimët e thara. Ato duhet të shkulen sa të jetë e mundur me gjithë rrënje. Kjo sepse të rrënjët e prekura apo dhe të vetë qafa e rrënjes, kërpudha ka aftësi të sporifikoje shumë.
5) Evitohet qarkullimi bujqësore me bimët e familjes solanace kryesisht, patllixhanin, domaten, pataten, etj. Eshtë mirë që si bimë interkalare të futen sallata, spinaqi, lakra, lulelakra, etj. Këto bimë (kryesisht sallata) kanë rezistencë ndaj kësaj sëmundjeje.
6) Dezinfektimi i të gjitha mjeteve të punës, me qëllim eleminimin e organëve të riprodhimit të parazitit, dhe që mund të kontaminojnë bimët në mbjelljet pasardhëse.
7) Toka mund të dezinfektohet termikisht ose kimikisht duke përdorur Metil Bromidin. Zgjatja e efektivitetit të këtij trajtimi është e shkurtër sepse kërpudha ka aftësinë të ripushtoje tokën e dezinfektuar në një kohë relativisht të shpejtë. Për të ulur sadopak shpenzimet që bëhen me anë të avujve të nxehtë, rekomandohet Captafol në dozen 25-30 kg/ha lëndë aktive.

8) Gjithashtu për mjediset e mbrojtura, aplikohet dezinfektimi i konstruksionit të tyre. Për këtë qëllim mund të përoret Formalina që është një dezinfektant i shkëlqyer dhe me veprim të shpejtë, sidomos kur është në formë avujsh. Solucioni 2 % i formalinës mund të përdoret për spërkatje e terrenit dhe të gjithë materialeve me 200-250 l/ha para dhe pas dezinfektimit të tokës. Pas trajtimit serra duhet të mbyllet për të paktën 48 orë.