Reklame:

Dreri i kuq ne Skoci po pershtatet me ndryshimet klimatike

Ndryshimet klimatike po kërcënojnë një numër të madh të specieve, por si duket disa nga kafshët mund t’i përshtaten këtyre ndryshimeve për të qëndruar gjallë. Dreri i kuq në Isle of Rum të Skocisë zbulohet se po evoluon dhe po ndryshon modelin e tyre të lindjes, sipas një studimi.

Shkencëtarët thanë se dreri filloi të lindte herët dhe kjo u bë gjithnjë e më e zakonshme në mesin e popullsisë së drerëve të kuq. Studiuesit kanë thënë se drerët që lindin më herët kanë më shumë viça gjatë jetës së tyre, duke rezultuar në një sukses më të madh riprodhues.

Shkencëtari kryesor i studimit, Timothee Bonnet nga Universiteti Kombëtar Australian, tha se ata kishin “dokumentuar evolucionit në veprim”, duke shtuar se studimi tregoi se përzgjedhja natyrore “mund të ndihmojë që popullatat të përshtaten me ngrohjen e klimës”.

Ekipi hulumtues i Bonnet e bëri zbulimin duke përdorur të dhëna në terren dhe të dhëna gjenetike të mbledhura në Rum për një periudhë 45-vjeçare duke filluar nga viti 1972. Studimi përfshinte shkencëtarë nga Universiteti i Edinburgh, Universiteti Kombëtar Australian, Universiteti i Kembrixhit dhe St Andrews në Skoci.