Reklame:

Mollet shtyllore – Dekoruese dhe prodhuese

Mollët shtyllore arrijnë shpejt deri në prodhim, kështu që frutat e para mund të formohen që në vitin e parë të mbjelljes. Në fidanët e klasës së parë sythat e luleve formohen që në rritjen njëvjeçare, prandaj duhet kihet kujdes që këta sytha të mos shkatërrohen gjatë transportit.

Në vitin e dytë dhe vitet në vijim mollët shtyllore fillojnë të japin prodhim serioz, i cili në vitin e pestë duhet të mbahet në 10-15 kg për pemë. Mollët shtyllore janë risi e cila mundëson kultivimin e një numri të madh pemësh për njësi sipërfaqeje (10.000 peme për ha).

Pemët karakterizohen me faktin se kanë kurorë të drejtë e cila nuk degëzohet në mënyrë natyrore. Për shkak të rritjes së vet të dobët vegjetative ato nuk zënë shumë vend. Prandaj mund të kultivohen edhe në saksi më të mëdha, të cilat mund të lëvizin sipas nevojës nga një vend te tjetri.

Mollët shtyllore kultivohen në largësi prej 50 cm në radhë, mund të mbillen në një rresht, dy rreshta ose tri rreshta, me largësi 50 cm midis rreshtave. Gjatë vegjetimit nuk duhet të ujiten shpesh, por vetëm atëherë kur të vlerësojmë se ka deficit të lagështisë në truall.

Norma e ujitjes duhet të jetë 40-50 l/m. Nevoja për krasitje është minimale dhe kryesisht është rrallim i sythave të luleve me shkurtim të kulaçit prodhues. Lastarët njëvjeçarë të formuar rastësisht më të gjatë se 10 cm që mund të shfaqen në elementet prodhuese ku kemi të formuara edhe sytha lulesh, i heqim në bazë.

Nëse, lastari njëvjeçar shfaqet drejtpërdrejt te mbartësja në vendin ku nuk është formuar kulaç prodhues, e rrallojmë në 2-3 sytha dhe në këtë mënyrë i rinovojmë kulaçet prodhues dhe formojmë të reja.