Çaji i malit është ndër çajrat më të njohur dhe më të përdorshëm në vendin tonë si dhe në disa nga vendet e mesdheut.
Një traditë e trashëguar brez pas brezi në gjithë Shqipërinë, çaji i malit përzihet me lëng limoni, mjaltë dhe pak gjalpë.
Ky i fundit është një element që e bën shijen e çajit mjaft interesante dhe aspak të çuditshme, sidomos për ata që kanë probleme me kollën ose fytin.
Nëse ju pëlqen çaji i malit, atëherë përdoreni në mëngjes, por edhe në mbrëmje.
Përzierja e tij me gjalpin rrit forcën vepruese të vlerave ushqyese. Gjalpi është tepër i pasur me vitamina dhe minerale.