Reklame:

Kultivimi i bamjes, kujdesi qe duhet te kene fermeret

Perkatesia botanike dhe prejardhja
Bamja [Abelmoschus esculentus[L.IMoench] eshte bime njevjeçare e cila i perket familjes Matvaceae. Bamja e ka prejardhjen nga Afrika Lindore dhe Azia Jugtindore. Arapet e kane shperhapur ne shekullin XII dhe XIII ne Egjipt, Afriken Veriore dhe Spanje, kurse nepermjet Turqise bamja ka mberritur ne Gadishuttin Battkanik.

Vlerat ushqyese

Frutat e reja te bamjes perdoren si perime me shpesh te gatuara ose te skuqura.
Ne 100 g bamje te perdorura gjenden ne g.

Uje   –   90
Prote1na   –   2
Yndyra      –   0,1
Karbohidrate    –   7,6
Fibra bimore    –   -0,9

Gjithashtu, ne frutat e fresketa te bamjes gjenden keto minerale dhe vitamina [mg/100gl:

Natrium  – 8
Kalium    –  303
Katcium  – 81
Fosfor      –  63
Hekur     – 0,8
Vitamine A   –  6601U
Tiamine    –   0,2
Riboflavine    –  0,06
Niacine    –   1,0
Vitamine C    –  21,1

Bamja mund te konservohet perkatesisht te thahet, ngrihet. sterilizohet dhe marinohet. Ne industrine ushqimore bamja mund te perdoret si emulgator natyror, ndersa vepron edhe si antioksidues. E zvogelon kristalizimin e sheqerit, dhe mund te perdoret ne industrine konditore. Fara e pjekur e bamjes ne disa vende te Azise dhe Afrikes perdoret si tende e pare per kafe.

Veti morfologjike dhe biologjike
Bamja eshte bime e rajoneve tropikale dhe subtropikale, por per shkak te vegjetimit te shkurter mund te kultivohet kudo ku vera eshte e ngrohte. Sistemi rrenjor eshte i shperhapur ne siperfaqe, kurse kercelli ne fillim eshte bimor, kurse me vone behet i forte si dru.
Ne varesi nga lloji, bima e bamjes arrin lartesi nga 60 cm deri ne 2m. Ne pjesen e poshtme te kercellit gjethet jane te teresishme, ne pjesen e mesme jane te ndara ne pese pjese, kurse nga majen e trungut jane te prera thelle, kurse ne ane jane te dhembezuara. Lulja eshte me ngjyre bezhe ose te verdhe, e madhe, ne forme zileje, me nje njolle te kuqe ose manushaqe ne bazen e gjetheve te kurores.
Lulet formohen nen gjethe. Numri i elementeve te luleve 5-7 me shume theke. Kulture vetepllenuese, por mund te pllenohet. Fruti eshte si nje spec djeges, me forme piramidale qe pelcet kur fara eshte pjekur.
Pjekuria teknologjike eshte e ndryshme per nga madhesia: 3-5 cm (ne varesi nga momenti i vjeljes), e gjelber, rralle ka nuance antocianine, me qime te holla, te brishta ne siperfaqe, nga konsistenca eshte e brishte dhe thyhet tehte, e mbushur me nje materie si mukoze. Ne pjesen e bishtit ku mbahet bamja eshte me e gjere dhe ngushtohet nga maja. Gjate plakjes fruti e bamjes behet me i ashper, brendesia e saj mbushet me fara.
Mbeshtjellja e fares perforcohet, krijohen fibra celuloze neper gjatesine e frutit, prandaj pelcet lehte ne maje dhe fara derdhet lehte. Nga ngjyra fruti i bamjes ne pjekurine e plote eshte kafe e celur deri ne kafe te erret. Eshte 15 deri ne 25 cm i gjate. Fara eshte me madhesi mesatare, ne forme sfere me ngjyre ulliri. Pesha absolute eshte 30 deri ne 80 g.
Temperatura mmimale e mbirjes se bamjes eshte 15 den ne 17 oC. kurse ajo optimalja 29-30oC. Per rritje vegjetative nevojitet temperature prej 15 oC, kurse per rritje normale nevojitet temperature mbi 20 oC.

Ajo eshle kulture qe nuk duron temperatura te uleta. Temperatural nen 10 oC e demtojne rritjen, kurse po te kete dhe ngrice shume te vogel ajo humbet. Bamja eshte bime me dite te shkurter, por ka edhe lloje neutrale per gjatesine e dites. Per rritje dhe zhvillim normal ka nevoje per toka mesatarisht te renda me strukture te mire dhe pH 6-7. Nuk duron toka acidore.

Teknologjia e prodhimit

Tek ne me shpesh kultivohen ekotipe vendase te bamjes me prejardhja nga Bullgaria dhe Turqia !Kavakliska, Carigradska Sulltanija) Bamja e kuqe). Bamja me shpesh mbillet ne maj, ne rreshta ne largesi 40-50 x 25-30 cm me perdorim 20 kg/ha ose ne larges1 60-100 x 20-30cm ne thellesi nga 2 deri ne 3 cm me perdorim te 5-10 kg/ha fare.

Para mbjelljes eshte e dobishme qe fara te lihet 24 ore ne uje te ngrohte (rreth 30 oC), sepse fara ka mbeshtjellje te forte. Per nje rendiment te mire nevojiyen sasi me te medha te lendeve ushqyese.
Bamja duhet te pleherohet me plehra organike (30-40t/ha) dhe minerale (80-120 kg NPK plehral. Lulezimi fillon 6-8 jave pas mbjelljes. Perveç mbjelljes se drejtperdrejte bamja mund te prodhohet edhe ne fidanishte mbillet ne hapesire te mbrojlur, kurse pastaJ kur te formohen 3-4 gjethe perseri mbillet ne fushe. Mbillet nga fundi 1 prillit dhe fillimi i majit. Rekomandohet mbulim i siperfaqes me plasmas te zi PE.
Kujdesi gjate vegjetimit kerkon perpunim te tokes midis rreshtave, ujitje, ushqim dhe mbrojtje nga morrat e gjetheve.

Vjelja e frutave mund te zgjase deri ne fund te shtatorit dhe deri ne fillim te tetorit. Mblidhen frutat e reja me gjatesi nga 3 deri ne 5 cm ne çdo dy dite. Nevojitet vjelje e rregullt, sepse ne te kundert ngadalesohet lulezimi i metejshem si dhe prodhimi i metejshëm.

Per 1 ha realizohet rendiment 6-8 ton.
Frutat e reja te bamjes jane shume te ndjeshme ndaj trysnise apo demtimeve prandaj pas mbledhjes duhet te ftohen menjehere deri ne 10 oC, te paketohen ne ambalazh. Bamja mund te ruhet me sukses 7-10 dite ne temperature nga 7 deri ne 10 oC dhe ne lageshti relative me te larte se 90%.