Reklame:

Satak, qeni nga Kosova qe shpetoi jete njerezore!

Ky është qeni me emrin “Satak” i njësive speciale të Kosovës. Falë tij është bërë shpëtimi i një personi i cili u nxor i gjallë ditën e djeshme nga rrënojat në Thumanë ndërsa arriti të lokalizonte edhe 2 trupat e pajetë të çiftit Greku dhe një pjesëtar të pajetë të familjes Cara.

Ekipet e ushtrisë së Kosovës dhe Policisë që janë momentalisht në Shqipëri duke ndihmuar popullin shqiptar atje për gjetjen e trupave që kanë mbetur nën gërmadha po çmohen për punën e tyre.

Ushtria e Kosovës po dëshmon përgatitjen profesionale me ekipet e saj në gjendje emergjente, ku deri tani ka nxjerrë dhe ka identifikuar disa persona.

Kërkimet nga FSK, Policia e Kosovës dhe të gjitha autoritet e Shqipërisë po vazhdojnë kërkimin e personave të mbetur nën rrënoja.