Marko Kepi, kandidati për në Asamblenë e Shtetit të Nju Jork-ut, organizatori i suksesshëm i Paradave Shqiptare, këshilltar i Kryetarit të Federatës VATRA, shënoi sukses edhe në grumbulllimin e fondeve për pasojat e Tërmetit në Shqipëri, duke grumbulluar rreth 2 milion dollarë. Këtë fundjavë ai ishte i ftuar në Michigan me rastin e 107 vjetorit të Pavarë sisë dhe promovimin e Qendrës së re Kulturore e sportive”Nënë Tereza” pranë Kishës Zoja Pajtore.
Z. Kepi u mirë prit nga bashkatdhetarët dhe u përgëzua edhe për fushatën në ndihmë të të dëmtuarëve gjatë tërmetit të 26 nëntorit që shënoi 51 të vdekur dhe mbi 900 të plagosur, mijëra të pastrehë etj. Në këtë aktivitet përveç vatarnëve të Michiganit ishin edhe Zef Balaj, Merita Bajraktari McCormack, Asllan Bushati dhe të tjere.
Vizita e Marko Kepit në Michigan u komentua edhe në faqet e facebookut.
Gazeta Dielli përzgjodhi shënimin-koment të Kolonel Dritan Demirajt, i cili shkroi në faqen e tij të fb:
Kënaqësi të kalonim një darkë me komunitetin e Michiganit mbrëmë (30 nëntor) me rastin e festave dhe për grumbullimin e fondeve për të ndihmuar njerëzit në Shqipëri. Në mesin e Vatranëve te Michiganit pervec Z. Alfons Grishaj dhe Z. Mond Rakaj kishim dhe perfaqesuesin e Neë Yorkut patriotin Marko Kepi.
Z. Kepi eshte duke grumbulluar nje sasi te madhe ndihmash financiare rreth 2 milione dollare, kontribut i Komunitetit Shqiptar ne Amerike.
Pjese e rendesishme e diskutimit ishte mire menaxhimi i ketyre fondeve dhe mos dhenia e tyre tek oligarket e PPP-se, por tek fondacionet joqeveritare, ne menyre qe keto para te mos shkojne tek njerezit qe po vjedhin edhe qeset e ushqimeve edhe bataniet edhe …….
Qeveria shqiptare ka te gjithe pergjegjesine te mobilizohet per ndertimin e banesave te prishura, te qendroje prane njerezve dhe te lere propaganden.
Z. Marko Kepi i urojme sukses ne zgjedhjet e qershorit ne Neë York, ku padyshim qe te gjithe do mobilizohemi qe ta zgjedhim ne krye te Keshillit te Neë Yorkut, kete djalosh te shkelqyer, nga nje familje demokratesh te vertete Shkodrane.
Marko God bless you!