Reklame:

“Duhen veprime urgjente per klimen!” – EEA: Europa do perjetoje te nxehte ekstrem çdo vit

Agjencia e Mjedisit e Bashkimit Europian, paralajmëroi se duhen ndërmarrë veprime të dukshme për të parandaluar ndodhi të ndryshimit klimatik që mund të shkaktojnë valë ekstreme të të nxehtit në Europë.

Raporti “Gjendja Aktuale dhe Perspektiva e Mjedisit Europian”, që publikohet çdo 5 vite, bën thirrje për përpjekje të mëdha që të luftohet  ndryshimi klimatik.  Sipas raportit, ndodhi të pakontrolluara të ndryshimit klimatik do të shkaktojnë valë ekstreme të të nxehtit çdo vit në kontinent,  ndërkohë që Franca dhe Spanja përjetuan këtë vit temperaturat më të larta në historik.

Vetëm 20% e burimeve të ujërave të ëmbla në Europë janë të paprekura nga ndotja apo mbi përdorimi dhe ndryshimi klimatik pritet ta përkeqësojë situatën. Sipas Agjencisë, thuajse 40% e të gjithë fluturave dhe 10% të zogjve janë zhdukur nga qiejt europianë që prej vitit 1990, diçka që u theksua në raport si një “rënie gjigante e biodiversitetit”.

Agjencia në Kopenhagen bëri të ditur se situata nuk do të përmirësohet pa veprime të shpejta. “Duhet të ndryshojë trendin në dekadën e ardhshme”, tha Hans Bruyninckz, drejtori i përgjithshëm i agjencisë.