Reklame:

Parku Kombetar Divjake-Karavasta se shpejti me aplikacion turistik!

Diten e sotme ne ambjentet e Qendres se Vizitoreve ne PKDK u zhvillua prezantimi i projektit “Menaxhim SMART i produktit turistik kulturor për shfrytëzimin e aseteve natyrore, qëndrueshmërinë dhe atraksionin e zonës së Parkut Kombëtar Divjakë – Karavasta”.

Fondacioni SIG ne bashkepunim me Premier Consultancy Group (PCG) eshte duke zhvilluar nje aplikacion i cili do te perfshije te gjithe atraksionet turistike te PKDK ne menyre qe te jene me te aksesueshme nga turistet e huaj dhe vizitoret vendas.

Ne kete takim ishin te pranishem perfaqesuesit e AdZM Fier, Bashkia Divjake, AKZM, Ministria e turizmit, shoqata mjedisore (Horizont EU dhe MEN), guida turistike, nxenes te shkollave prane parkut si dhe banore te zones.
Te pranishmit dhane mendimet dhe pervojat e tyre me turistet duke referuar disa zona dhe atraksione te ketij parku te cilat jane me te frekuentuara.

Qellimi i ketij takimi ishte prezantimi dhe marrja e sa me shume ideve nga te pranishmit per te promovuar turizmin e aventures te bazuar ne asetet natyrore, historike  dhe kulturore si dhe zhvillimin e nje destinacioni turistik te vecante ne rajonin e Ballkanit.

Aktivitete te tilla jane nje mundesi e mire per te rritur dhe zhvilluar bashkepunimin me aktoret potenciale, autoritetet publike lokale dhe kombetare, operatoret turistike dhe agjencite e udhetimit, bizneset lokale, median si dhe komunitetin e zones me qellim qe te ndergjegjesojne dhe informojne mbi rendesine e parkut si nje burim me vlere per zhvillimin e turizmit te qendrueshem dhe njekohesisht edhe zhvillimin ekonomik te zones

Ky projekt realizohet përmes grantit të dhënë nga Projekti për Zhvillimin dhe Promovimin e Turizmit të Këshillit për Bashkëpunimin Rajonal. Projekti financohet nga Komisioni Evropian dhe zbatohet nga Këshilli Bashkëpunimin Rajonal Regional Cooperation Council – RCC si një përpjekje për të kontribuar në rritjen dhe konkurrueshmërinë e gjashtë ekonomive të Ballkanit Perëndimor duke mbështetur zhvillimin dhe promovimin e propozimeve të përbashkëta rajonale në turizmin kulturor dhe të aventurës.