Kur një lopë ka vështirësi gjatë lindjes atëherë nervat në brendësi të kofshëve në këmbët e pasme mund të lëndohen, ose kur tekniku apo veterineri tërheqin me forcë viçin.
Kafsha zakonisht qëndron ulur ose e shtrirë në pozicionin në formë të bretkosës. Edhe muskujt e kofshëve, gjithashtu, shpesh lëndohen gjatë lindjes të vështirë për shkak të një viçi të madh.
Lëndime të tjera nervore të këmbëve shkaktohen edhe kur një kafshë ka qëndruar shtrirë për një kohë të gjatë.
Ethet e qumështit mund të jetë shkaktar tjetër i rëndësishëm dhe mund të shihet dy deri tre ditë pas pjelljes e që shkaktohet nga mungesa e kalciumit.
Muskujt e kokës dhe këmbëve fillojnë të dridhen, dhe lopa ka vështirësi në ngritje dhe të ec në këmbë. Eventualisht ajo do të shtrihet në gjoksin e saj, me qafën e saj të shtrembëruar dhe të vendosur në njërën anë.
Shumica e kafshëve mund të ngordhin nëse nuk trajtohen brenda 12 orëve.