Reklame:

Kultivimi i luleshurdhes mjekesore

Në Shqipëri, luleradhiqja quhet edhe luleshurdha mjekësore, prakalidhe, përkalidhe, luleradhiqe dhe radhiqe.

Luleradhiqa ose Luleshurdha mjekësore kultivohet me sukses në rajonet e ulëta dhe malore madje edhe në lartësi prej 2500 metrash. Bimët janë rezistente ndaj temperaturave të ulëta dhe dimërojnë pa dëme.

Temperaturat e larta ndikojnë negativisht mbi luleshurdhën prandaj gjatë periudhës së verës bimët janë në prehje dhe zhvillohen përsëri nga fillimi i vjeshtës, përkatësisht me rënien e temperaturave dhe zmadhimin e lagështisë.

Luleradhiqa mjekësore (Taraxacum officinalis) – emri e ka prejardhjen nga fjala arabe tzarakhchakouza ose fjala greke taraxis që do të thotë inflamacion i syve. Luleshurdha mjekësore është shpërndarë në mbarë botën si bimë vetëmbirëse gjethet e të cilës gjatë dimrit dhe në pranverën e hershme përdoren si bimë zbukuruese ose përdoren në ushqim si sallatë e shëndetshme. Në anët tona ajo rritet kudo nëpër fusha dhe nëpër male.
MORFOLOGJIA
Luleshurdha mjekësore është bimë e gjelbër shumëvjeçare me rrënjë të thurur dhe pjesërisht të degëzuar e cila arrin thellësi deri në 30 cm. Nga koka e rrënjës zhvillohet
rozeta gjethore. Gjethet janë të prera thellë dhe ngushtë. Rozeta arrin edhe deri në 50 cm. Kërcejtë e luleve janë të rrumbullakët, bosh dhe të padegëzuar.

Në majë të kërcellit gjendet lulja me ngjyrë portokalli. Lulet hapen në orët e paradites. Luleshurdha çel nga prilli deri në vjeshtën e vonë. Fara është e gjatë, me ngjyrë gri dhe shpërhapet lehtë nga era.
Pesha absolute e farës është 0,5 – 1,0 g. Fara mund të mbijë edhe pas tre vjetësh (rreth 75%). Bima është rezistente ndaj temperaturave të ulëta dhe dimëron pa dëme. Të
gjitha pjesët e bimës përmbajnë një lëng qumësht të bardhë.
PËRBËRJA KIMIKE DHE PËRDORIMI
Në pjesën e rrënjës dhe të gjetheve të luleshurdhës ka materie të hidhura (taraksacinë), pastaj triterpenë, seksuiterpen, fitosterol dhe inulinë. Në rrënjën e nxjerrë në vjeshtë la deri në 40% inulinë. Gjethet në pranverë përmbajnë holinë.

Luleshurdha është e pasur me vitaminë C dhe me materie të hidhura të cilat e përmirësojnë oreksin, Gjethet e vogla përdoren në ushqim si sallatë, kurse rrënja e nxjerrë në vjeshtë përdoret si zëvendësim i kafesë.

TEKNOLOGJIA E KULTIVIMIT
Luleshurdha mjekësore kultivohet me sukses në rajonet e ulëta dhe malore madje edhe në lartësi prej 2500 metrash. Bimët janë rezistente ndaj temperaturave të ulëta dhe dimërojnë pa dëme.

Temperaturat e larta ndikojnë negativisht mbi luleshurdhën prandaj gjatë periudhës së verës bimët janë në prehje dhe zhvillohen përsëri nga fillimi i vjeshtës, përkatësisht me rënien e temperaturave dhe zmadhimin e lagështisë. Bimët zhvillohen intensivisht në pranverë.

Për kultivimin e luleshurdhës mjekësore më të mira janë tokat mesatarisht të rënda të pasura me humus. Tokat e rënda prej gline duhet të anashkalohen sepse rrënja hiqet dhe pastrohet me vështirësi. Luleshurdha mjekësore duhet të kultivohet në rreshta. Parakulturatamë të mira janë kulturat që hiqen shpejt nga sipërfaqja. Luleshurdha nuk është parakulturë e mirë për kultivimin
e kulturave të tjera, sepse lë shumë fara.
Përgatitja e tokës duhet të bëhet si edhe për kulturat e tjera. Përpunimi bazë duhet të kryhet me lërim të thellë prej 30 cm. Përgatitja para mbjelljes kryhet para vetë mbjelljes.

Me përpunimin bazë mund të hidhet edhe pleh për ara, kurse në prodhimin konvencional edhe plehra minerale NPK. Në truaj mesatarisht pjellorë kryhet  plehërim me 300-400 kg/ha NPK (15-15- 15) plehra. Luleshurdha mjekësore shumohet me mbjellje të drejtpërdrejtë ose me filiza. Mbjellja e drejtpërdrejtë mund të zbatohet vetëm në sipërfaqe të vogla Prodhimi i filizave kryhet gjatë verës në leha të ftohta.

Fara mbillet manualisht dhe duhet të kihet kujdes që të shpërndahet në mënyrë sa më të njëtrajtshme në të gjithë sipërfaqen. Pas mbjelljes fara mbulohet me një shtresë tokë pjellore, të shkërmuar ose me pleh organik me trashësi prej 0,5cm.

Për 1 m2 nevojitet 1 g farë. Gjatë prodhimit veror të filizave, fara mund të mbillet edhe në radhë me largësi prej 15-20 cm. Nëse filizat prodhohen në leha të ngrohta nevojitet 1,5 g farë për 1 m2 që të fitohen sa më shumë filiza për mbjellje. Për 1 ha sipërfaqe, gjatë mbjelljes së filizit në largësi prej 70 cm x 20 cm nevojiten 71400 bimë.

Luleshurdha duhet të mbillet gjatë vjeshtës nga mesi i tetorit ose nëse bëhet fjalë për prodhim pranveror filizat mbillen në fillim të prillit. Mbjellja kryhet në radhë në largësi 60-70×20-25 cm.
Mbjellja e drejtpërdrejtë zbatohet në sipërfaqe të vogla në kopshte. për 1 m2 nevojitet 0,1 g ose 100 fara. Kjo do të thotë se nevojiten rreth 1,6 kg/ha fara nëse largësia midis radhëve është 60 cm.

Kujdesi përfshin, prashitje, ushqim dhe ujitje nëse nevojitet. Prashitja kryhet midis radhëve dhe prashitje manuale midis bimëve. Për prodhim të suksesshëm trualli duhet të jetë në gjendje të shkrifët pa bimë të dëmshme.

Ushqimi i luleshurdhës mjekësore ka rëndësi të veçantë, sepse bëhet fjalë për bimë nitrofile së cilës duhet t’i sigurohet sasi e mjaftueshme e plehrave prej azoti. Prandaj duhet të plehërohet me 150-200 kg/ha plehra azoti me të mbirë bimët dhe do t’i formojnë radhët (gjysma e dytë e prillit).
Gjethet mblidhen gjatë gjithë verës.

Për ushqim duhet të mblidhen në pranverë kur bimët janë me cilësinë më të mirë. Gjethet për përpunim mblidhen 4-5 herë gjatë vegjetimit. Nëse luleshurdha kultivohet për rrënjën gjethet mblidhen gjatë shkuljes së rrënjës. Shkulja e rrënjës kryhet gjatë vjeshtës, përkatësisht nga fundi i vegjetimit.
Atëherë rrënja e luleshurdhës ka më tepër inulinë.

Rrënja e nxjerrë në pranverë përmban vetëm 1-2% inulinë. Rrënja nxirret me makineri ose thjeshtë me shkulje. Pas nxjerrjes rrënja lahet dhe sipas nevojës prihet përgjatë në 2-4 pjesë që të mundësohet tharje e njëtrajtshme.

Gjethet thahen në makinë tharëse në temperaturë deri në 450 C, kurse mund të thahen edhe në vende me hije. Gjatë tharjes duhet të kihet kujdes që gjethet ta ruajnë ngjyrën natyrore të gjelbër.

Rrënja thahet në makina tharëse në temperatura nga 50-550C, kurse mund të thahen edhe në diell. Rendimenti i rrënjës varet nga vjetërsia e të mbjellave. Pas vitit të parë të kultivimit rendimenti është 1500-2000 kg/ha, kurse pas vitit të dytë 2500-3500 kg/ha. Kur kultivohet luleshurdha mjekësore për sallatë të freskët, gjethet mblidhen shkallëshkallë, derri kur shfaqet lulja.
Rendimenti është 10-20t/ha. Që të parandalohet shpërndarja e farës nëpër fushë gjatë prodhimit të farës sipërfaqja ku kultivohet luleshurdha duhet të mbrohet nga era. Mbledhja e farës bëhet disa herë gjatë ditës, ndërsa mblidhet fara e pjekur me gjithë papus (aparat për fluturim). Fara përpunohet në hapësirë të mbyllur. Nga sipërfaqja prej 100 m2 mund të mblidhet 0,8-1 kg farë.