Reklame:

OBSH: Bie per here te pare numri i meshkujve e tymosin!

Numri i duhanpirësve meshkuj ka ndaluar rritjen dhe ndodhet në një pikë të kthesës për të parën herë,  duke nisur një ndalesë në epideminë botërore që ka vrarë dhjetra miliona njerëz në dekada, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.  Ndryshimi i trendit botëror të duhanpirjes tregon se përpjekjet e qeverive për të kontrolluar duhanin po funksionojnë duke “shpëtuar jetë, mbrojtur shëndetin dhe mposhtur duhanin”.

Organizata premtoi se do të bashkëpunojë me vendet që ruajnë trendin rënës. Duhanpirja shkakton kancer të mushkërive dhe sëmundje të tjera të  rrugëve të frymëmarrjes dhe përbën një rrezik të madh për sëmundjet kardiovaskulare si dhe kancerin e gojës, fytit dhe tipeve të tjera. Çdo vit, më shumë se 8 milionë njerëz vdesin nga përdorimi i duhanit, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Më shumë se 7 milionë nga këto vdekje vijnë si pasojë direkte e duhanpirjes, ndërsa thuajse 1.2 milionë janë shkak i personave të tjerë të ekspozuar nga duhanpirësit.

Në vitin 2018,  thuajse 60 milionë më pak njerëz në të gjithë notën kanë pirë duhan, krahasuar me vitin 2000, sipas raportit të Organizatës. Numri total i përdoruesve të duhanit ka rënë në 1.34 miliardë njerëz në të gjithë botën në vitin 2018,  nga 1.4 miliardë që ishte në vitin 2000. Kjo rënie ka qenë nxitur kryesisht nga rënia e numrit të duhanpirësve femra, sipas Organizatës, pasi numri i duhanpirësve meshkuj është rritur me rreth 40 milionë në 1.1 miliardë nga viti 2000 në 2018.

Megjithatë, sipas raportit të fundit, numri i duhanpirësve meshkuj ka ndaluar rritjen dhe projektohet të bjerë. Deri në vitin 2020, raporti thekson se do të ketë 10 milionë më pak duhanpirës gjithsej, femra dhe meshkuj, se sa në vitin 2018. Raporti i Organizatës Botërore të Shëndetësisë mbulon përdorimin e cigareve, llullës, purove, produkteve duhanit pa tym si dhe cigareve elektronike me nxehje dhe “vape”.