Ditët e sotme duket se është më se e domosdoshme gjetja e alternativave vegjetale në sektorët e prodhimit industrial si në atë farmaceutik e deri tek moda e kozmetika, duke ulur kështu sa më shumë përdorimin intensiv të kafshëve në këta sektorë. Firma këshilluese dhe kërkimore CbInsights ka identifikuar sektorët industrialë kryesorë që do të preken nga lufta ndaj mishit si më poshtë:
- Sektori ushqimor (zëvendësimi i mishit e nënprodukteve të tij me produkte vegjetale)
- Sektori i marketeve dhe restoranteve (tregtimi dhe gatimi i produkteve alternative të mishit)
- Kozmetika (kufizimi i përdorimit të mishit në prodhimet kozmetike)
- Moda (mospërdorimi i kafshëve në realizimin e veshjeve dhe aksesorëve)
- Farmaceutika (ndalimi i përdorimit të kafshëve në prodhim)
Në këtë kuadër disa nga këto aktivitete përdorin organizma të modifikuar gjenetikisht (OMGJ). Ky është një zhvillim që kërkon një kornizë të re rregullatore, të aftë për të rregulluar prodhimin dhe tregtimin e produkteve alternative për mishin në nivele të ndryshme.
Nga ky këndvështrim, për shembull, rregullorja e Bashkimit Europian për prodhimin dhe përdorimin e OMGJ-ve në sektorin e ushqimit është shumë më e rreptë se ajo në fuqi në Shtetet e Bashkuara, ku së fundmi Departamenti i Bujqësisë dhe Ushqimit dhe Administrata e Barnave kanë filluar një seri standardesh të kërkuara nga kompanitë që operojnë në sektor për të vendosur gjithashtu një certifikim të cilësisë dhe garancisë. (Wired)