Reklame:

Lushnja “mbulohet” mirë nga hajdutët.

Hajduti i mirë dhe korrekt nuk është aq i keq sa duket nga emri. Listës së shumta të vjedhjeve në Lushnje i shtohet edhe një në Dushk. Hajduti, mbasi vjedh shtëpinë lë një cop letër të zotit të shtëpisë.

-Na fal po nuk të zgjuam për mos të bezdisur. Hërë tjetër mos harro mbulo gruan se të ftohet!

Argjendaria e vjedhur ne lushnje

Dy ditë më parë u vodh një argjendari në zemër të qytetit aty ku mendohet se patrullimi nga policia është më i sigurt. Duket se hajdutët po tregohen të kujdesshëm për të bërë një “mbulim” sa më të mirë dhe gjithëpërfshirës qytetit të lushnjes. Deri tani policia nuk raporton për asnjë të ndaluar nga hajdutët e kujdesshëm që për 3 min të bëjnë gjëmën.