Reklame:

Si te parandaloni obezitetin tek femijet?

Një hulumtim shkencor i bërë nga State University of New York tregon për disa mënyra, me anë të së cilave prindërit mund ta zvogëlojnë rrezikun e prekjes nga obeziteti.

Tanimë dihet se fëmijët me mbipeshë, janë më të rrezikuar të vuajnë nga hipertensioni dhe sasia e lartë e kolesterinës. Në mënyrë që të parandalohen këto probleme, prindërit duhet të tregohen vigjilentë dhe shumë të kujdesshëm në edukimin shëndetësor që ata u japin fëmijëve.

Disa nga mënyrat më specifike për ta parandaluar këtë çrregullim tek fëmijët tuaj janë:

  • Monitoroni çfarë hanë fëmijët vazhdimisht
  • Fokusohuni që nga fillimi t’i ushqeni ata me fruta dhe perime
  • Ekspozoni ata në ushqime të shëndetshme
  • Limitoni sasinë e ushqimeve të shpejta, patatinave dhe çokollatave
  • Kujdesuni që frigoriferi juaj të ketë përmbajtje të duhur të perimeve dhe frutave
  • Inkurajoni fëmijët tuaj të ushtrojnë sa më shumë aktivitete fizike