Reklame:

Teknologjia Ushqimore “Solar Foods”, Krijohet proteina nga CO2

Ata e quajnë atë ushqim sci-fi, ose ushqim fantashkencë dhe janë pikërisht studiuesit e Universitetit të Teknologjisë Lappeenranta të Finlandës, të cilët në laboratorët e Qendrës Kërkimore Teknike Vtt arritën të prodhojnë një proteinë të vetme qelizore, të regjistruar me emrin Solein, duke përdorur vetëm ujë, ajër dhe energji elektrike. Pas testeve të para laboratorike, lindi një startup, Solar Foods, i cili premton të revolucionarizojë mënyrën se si do të prodhojmë ushqim në të ardhmen e afërt. Jo vetëm një produkt i aftë për të kënaqur nevojën tonë për proteina, karbohidrate dhe yndyrna, por në të njëjtën kohë në gjendje të ndryshojë gjurmën ekologjike të sistemit aktual të ushqimit.

“Ajo që ne duam të bëjmë është të shkëpusim prodhimin e ushqimit nga ai i bimëve dhe kafshëve,” shpjegon inxhinieri Pasi Vainikka, CEO i Solar Food, gjatë një takimi në Javën Europiane të Hapësirës në Helsinki. “Kjo do të jetë thelbësore në një planet ku popullsia botërore vazhdon të rritet. Sipas vlerësimeve të FAO, do të na duhen 20% më shumë ushqim nga mesi i shekullit. ”

Sipas start up-it, i gjithë procesi do të kishte një prodhim prej 0.4 kg dioksid karboni për kilogram produkt, krahasuar me 45 kilogramët e mishit të viçit dhe 2 kilogramët e bimëve më performuese. Sa i përket gjurmës së ujit, Solein do të ketë një ndikim nga 100 deri në 500 herë më pak sesa prodhimi i mishit dhe perimeve më të zakonshme. Për një kilogram proteinë, do të duheshin 200 litra ujë (viçi merr mbi 100 mijë).

Scientists in Finland are growing food without using plants or animals

Planet-saving protein. Learn more about food production: https://wef.ch/2F6vq5I

Gepostet von World Economic Forum am Dienstag, 6. November 2018

Start up-i ka bashkëpunuar kohët e fundit me Qendrën e Inkubacionit të Biznesit ESA për të zhvilluar një teknologji për prodhimin e ushqimit në kushte hapësinore dhe për misionet e ardhshme në Mars, ndërsa së fundmi ka fituar një kredi 100 mijë euro të akorduar nga Indmimi Indeks dhe mbështetur nga Danimarka . Mbetet të shihet sesi funksionon i gjithë procesi, përveç faktit se merret si e mirëqenë që teknologjia e ruajtjes dhe kapjes së CO2 (CCS) do të bëhet më e lirë në vitet e ardhshme. Të dhënat e prodhuara do të kishin kuptim vetëm në këtë rast. Deri më tani, procesi ka të ngjarë të mos jetë i zbatueshëm ekonomikisht, pavarësisht se Solar Food është i sigurt për tregtimin e Solein qysh në vitin e ardhshëm.