Aplikantët për fonde në programin IPARDII, që mbështet investimet në bujqësi, duhet që 30 ditë përpara aplikimit, të dorëzojnë vërtetim origjinal nga Zyra e Taksave, që provon se aplikanti nuk ka detyrime të prapambetura të taksave apo pagesës së kontributeve shoqërore shëndetësore.
Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, (AZHBR), në zyrat e së cilës kryhet dorëzimi i dosjes me dokumentat përkatës, në interes të një pyetje nga aplikantët se “Vërtetimi për pagesën e sigurimeve shoqërore për sa kohë para momentit të aplikimit nevojitet (për vitin kur bëhet aplikimi apo për 3 vitet e fundit)? Po në rastin kur fermeri
është start-up”, shpjegon se: “Në dosje duhet të jetë edhe vërtetimi origjinal nga Zyra e Taksave, që njofton se aplikanti i ka përmbushur detyrimet e pagesës së taksave për; (kontributet shoqërore, shëndetësore, lëshuar nga Zyra e Tatim Taksave për personat fizike dhe juridike, ose nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore për fermerët individualë, jo më herët se 30 ditë përpara dorëzimit të aplikimit.
Sipas AZHBR-së, vërtetimi duhet të dorëzohet edhe për fermerë/ persona fizikë ose juridikë, që janë start- up. Aplikimet për fondet IPARDII mbyllen më 15 janar 2020. (ATA)