Reklame:

Raporti i “World Vision”: Termeti qe goditi me te varferit – 32% “mbahen” vetem me page ose vetem me pension

Vetëm 32.1% e familjeve të prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit kanë pagën si burimin e tyre parësor të të ardhurave.

Thuajse po kaq, në 31.9% janë familjet të cilat kanë pensionin si të ardhurat e tyre parësore. Më pas ndjek puna rastësore/ditore me rreth 18% dhe ndihma ekonomike me rreth 17%.

Këto të dhëna dalin në pah nga raporti i “World Vision” për tërmetin në vendin tonë. Raporti është kryer në formën e një ankete dhe jep një vlerësim të qartë të profilit ekonomik dhe social të banorëve më të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Madje, janë rreth 5% e familjeve të cilat deklarojnë se burimi i tyre parësor i jetesës është: lypja, puna e fëmijëve, apo kursimet.

Të tjera të dhëna ndërkohë tregojnë se, rreth 81% e të rriturve kanë përjetuar simptoma si stres, ankth, apo mungesë gjumi, pas tërmetit të datës 26 nëntor. Rreth 37% e të anketuarve tregojnë se nuk punojnë dhe nuk mund të paguajnë as për ushqim.

Rreth 30% e të anketuarve ndërkohë thonë se janë të uritur. Anketa e “World Vision”, shoqatë bamirësie ndërkombëtare, me qendër edhe në Shqipëri dhe Kosovë është bërë menjëherë pas tërmetit të nëntorit.(SCAN)