Reklame:

Itali: Dietat e gabuara shkaktare per 98,000 vdekje brenda nje viti. Me shume se pirja e duhanit!

Në Itali, dietat e gabuara dhe ato te çrregullta kontribuan në vdekjen e 98 mijë njerëzve në një vit. Ushqimi i keq mbart rreziqe më të mëdha se sa edhe pirja e duhanit. Kjo është thënë nga raporti i Institutit të Shëndetit të Bashkimit Evropian.

Sipas vlerësimeve të ekspertëve të BE-së, nga vdekjet totale në Itali në vitin 2017, rreth 16% (98 mijë) i atribuohen rreziqeve që lidhen me dietën (përfshirë konsumin e ulët të frutave dhe perimeve dhe konsumin e lartë të sheqerit dhe kripës). Një pjesë më e madhe se ajo që i atribuohet konsumimit të duhanit (përfshirë duhanpirjen aktive dhe pasive), që besohet të jetë përgjegjëse për rreth 14% të vdekjeve (mbi 90 mijë). Pothuajse 4% (26 mijë) është e lidhur me konsumin e alkoolit dhe 3% (18 mijë) me aktivitet të ulët fizik.

Në përgjithësi, zakonet e këqija në Itali shkaktojnë më pak viktima, në terma përqindje, sesa mesatarja e BE-së. Me përjashtim të asaj që ka të bëjë me aktivitetin e ulët fizik.
Në Itali, konsumi i duhanit vazhdon të mbetet një nga problemet kryesore të shëndetit publik, veçanërisht në mesin e burrave: në vitin 2017, 25% e popullatës mashkull në Itali thanë se pinë duhan çdo ditë, krahasuar me 15% të grave.
Megjithë rënien e regjistruar në dekadën e fundit, përqindja e duhanpirësve mbetet më e lartë se mesatarja e BE-së. Numri i duhanpirësve midis adoleshentëve italianë gjithashtu mbetet shumë i lartë.
Në vitin 2015, mbi një e treta e djemve dhe vajzave të moshës 15 dhe 16 vjeç thanë se kishin pirë duhan, madje herë pas here, në muajin e kaluar.