Pas ceremonise se perurimit te bustit se ikones te muzikes shqiptare Vaçe Zeles ne qender te qytetit u zhvillua edhe nje koncert festiv nen drejtimin e Arjan Hasanlliut.
I gjithë sheshi ishte i Vaçe Zelës, e cila i dha dinjitet me praninë e saj të derdhur në bronz dhe me këngët e shumta, që me zërin e motrave Libohova, Irmës dhe Erandës, si dhe të Sidrit Bejlerit, Orgesa Zaimit, Klint Çollakut, Dario Zelës, Elida Gjermenit, Valbona Hekuranit, Nikoleta Allkanjarit, Gëzim Xhaxhait, ngritën peshë zemrat e qytetarëve dhe të rinjve, që kishin mbushur sheshin si kurrë më parë.