Reklame:

Energjia e gjelber – Parku i pare Fotovoltaik ne Karavasta

Në zonën e Karavastasë do të ndërtohet parku i parë Fotovoltaik, një projekt i rëndësishëm në sektorin e energjisë së rinovueshme që llogarit mbi 100 milionë euro investim.

2020 shënon zgjerimin hartës së burimeve energjetike të Shqipërisë me investimin në energjinë diellore për parkun e parë Fotovoltaik, që do të ndërtohet në zonën e Karavastasë, me një kapacitet prodhues 140 megavat.

Parku fotovoltaik i Karavastasë më i madhi i projektuar në vend është i ndarë i ndarë 70 megavat për prodhim dhe shitje në treg të lirë dhe 70 megavat me çmim të rregulluar.
Çmimi i rregulluar zgjat për 15 vite dhe do blihet nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE).

Ky projekt është hartuar duke pasur në bazë një studim të Bankës Botërorë që ka nxjerrë tre zonat kryesore me rrezatimin më të lartë në vend, që garanton një investim që i kthehet shpejtë investitorët dhe i sjell përfitim shtetit shqiptar në prodhimin e energjisë me çmim të ulur. Çmimi i rregulluar është paracaktuar në 55 euro duke pasur parasysh teknologjitë e tregut dhe mesataren e kostos së prodhimit.

Projekti do të vendoset në një hapësirë prej 198 hektarësh në bashkitë Fier dhe Divjakë.