Reklame:

Polenizimi i bajameve me blete shkakton vdekjen e 50 mld bleteve ne vit

Një industri e prodhimit te bajameve që vetëm në Shtetet e Bashkuara ka një vlerë prej 1.2 miliardë euro, e aftë të shpërthejë monokulturën e frutave të thata, por gjithashtu të rrisë në mënyrë eksponenciale vdekjen e bletëve në rajonet në fjalë. Prodhimi botëror i bajames vjen kryesisht nga shteti amerikan i Kalifornisë, i cili ka pushtuar hapësira të mëdha toke , duke tërhequr interesin e fermerëve, pasi kerkesa eshte rritur me + 250% në 5 vitet e fundit ne konsumin amerikan të qumështit te bajames dhe ne perdorimin per kozmetike.

Akuza e organizates “Slow Food”

Në një sezon dimëror 2018-2019 – vdiqën rreth 50 miliardë bletë , çka perbejne më shumë se një e treta e gjithë popullates se bletëve amerikane të rritura për qëllime tregtare”. Duke rifilluar një hetim të fundit nga Guardian , organizata specifikon se “shkaqet janë të shumëfishta”, por “të gjitha për shkak të metodave të kultivimit industrial dhe përdorimit masiv të pesticideve të domosdoshme për marketing në një shkallë shumë të madhe të produktit”.

Glyphosati dhe “armiqtë” e tjerë

“Slow Food” drejton gishtin tek glyphosate si përgjegjës për vdekjen e insekteve. “Ky armik vdekjeprures ka një stres të shtuar tek insektet e çmuara sepse për të polenizuar bajamet u duhet të heqin dorë nga një deri dy muaj të periudhës së tyre te pushimit dimeror, një përpjekje e jashtëzakonshme që i dobëson ato dhe i ekspozon ndaj një rreziku më të madh ndër sëmundje të tjera që përhapen më lehtë për shkak të numrit masiv të kolonive të përqendruara në zona të kufizuara gjeografike “.

Apeli për ndërgjegjen e konsumatorit

Më në fund, Slow Food flet për ” bujqësinë vrasëse “, viktimat kryesore të të cilave janë bletët tregtare, “shumë më të mëdha se llojet e bletëve vendase”, të cilat “shohin habitatin e tyre nën kërcënim “. “Ne nuk duam ta demonizojmë produktin ose zgjedhjen e lirë të të gjithëve për ta preferuar”, përfundon organizata e themeluar nga Carlo Petrini , “sistemi i prodhimit dhe ndërgjegjja e konsumatorëve duhet të ndryshojnë”.