Sipas një raporti të BE-së, toka bujqësore italiane mund të humbasë deri në 120 miliardë euro vlerë për shkak të thatësirës dhe përmbytjeve.
Ndryshimi i klimës rrezikon të fshijë siperfaqe të tëra toke të bujqësisë evropiane. Tashmë sot, fermerët po përballen me korrje më të dobët dhe kosto më të larta prodhimi.
Sipas një raporti të EEA, agjensia e mjedisit në BE, Italia mund të jetë vendi më i prekur në kontinent. Thatësira, përmbytjet, erozioni i tokës: tokat italiane mund të humbin deri në 120 miliardë vlerë në fund të shekullit.
Të ardhurat bujqësore mund të binin në 16% deri në vitin 2050, rritja e kërkesës për ujë për ujitje do të binte nga 4 në 18%. Për këtë arsye, thotë EEA, “përshtatja ndaj ndryshimit të klimës duhet të jetë një përparësi absolute për sektorin bujqësor të BE”. Ne linkun e meposhtem te Agrifoodtoday eshte publikuar nje minidokumentar me historitë e fermereve që tashmë kanë shikuar të ardhmen.
http://www.agrifoodtoday.it/multimedia/le-storie/agricoltura-clima-storie.html