Ndryshime të reja do priten të miratohen së shpejti në ligjin për shërbimet veterinare, të cilat do të mundësojnë luftë ndaj informalitetit në sektor, sa i përket bizneseve të fushës që operojnë në Shqipëri. Nga ana tjetër, do të ketë ndryshime që lidhen me investime shtetërore në zhvillimin e një procesi monitorimi të sektorit, i cili pritet që të ketë kosto të konsiderueshme nga buxheti i shtetit. Në 2020 pritet që të akordohet rreth 310 mln lekë që do të përdoren në funksion të rritjes së biosigurisë në ferma, thertore, kontrolli për formalizimin e subjekteve që zhvillojnë tregti kafshësh të gjalla apo produktesh për to etj.
Ndikimet ekonomike, sipas relacionit, do të përfshijnë kostot e drejtpërdrejta për sektorin publik (shërbimi veterinar rajonal, procesi i monitorimit) me një vlerë prej 176 milion lekë si rezultat i transferimit të funksioneve nga pushteti vendor në shërbimin veterinar rajonal e cila kërkon një shtesë prej 400 veterinerë zyrtarë. Gjithashtu, shtesa në Buxhetin ei Shtetit do të përfshijë edhe 48 milion lekë për investime fillestare. Kostot e pë rhershme janë në vlerën 309,945 mijë lekë vjetore. Nga ana tjetër, reduktimi i transmetimit të sëmundjeve si rezultat i rritjes së kontrollit të lëvizjes së kafshëve, rritjes së biosigurisë në fermë dhe tregtimit të kafshëve në tregje të miratuara dhe kontrolluara reduktojnë shpenzimet për mjekimin e kafshëve, si dhe dëmin ekonomik për subjektet të shkaktuar nga ngordhja e tyre. Do të ketë gjithashtu edhe disa lloje ndikimesh jo të drejtpërdrejta ekonomike, që janë pa vlerë monetare të drejtperdrejtë në buxhet dhe konsistojnë në formalizimin e subjekteve që zhvillojnë aktivitetin e mbarështimit dhe tregtimit të kafshëve të gjalla dhe produkteve shtazore si dhe rritjen e përgjegjësisë së subjekteve që aktualisht zhvillojnë aktivitetin nëkë të fushë si rezultat i forcimit të kontrollit të shëndetit dhe mirëqenies së kafshëve, duke rritur në këtë mënyrë sigurinë e ushqimeve me origjinë shtazore të cilat kanë një risk të lartë në shëndetin e njeriut, e si pasojë shpenzimet për kujdesin shëndetësor, reduktohen.
Ndikimi mjedisor i drejtpërdrejtë është unifikimi i shërbimit veterinar e cila çon në forcimin e kontrollit të shëndetit dhe mirëqenies së kafshëve gjatë të gjithë stadeve të jet ës së tyre e cila ka për qëllim sigurimin e një niveli të lartë të mbrojtjes së shëndetit të njerëzve nga sëmundjet zoonotike si dhe mbrojtjen e mjedisit nga prodhimi, përpunimi, ruajtja, transporti dhe tregtimi i produkteve me origjinë shtazore për konsum njerëzor ose jo, si dhe duke zbatuar masat e biosigurisë në fermë.
Ky ligj zbatohet për operatorët e biznesit që ushtrojnë veprimtaritë e parashikuara në këtë ligj dhe miratimi i këtij ligji do të çojë në uljen deri në reduktim të informalitetit në këtë fushë. Numri i subjekteve që zhvillojnë veprimtarinë në fushën e shëndetit dhe mirëqeniessë kafshëve do të rritet dhe licencimi i këtyre veprimtarive që kërkon pajisjen me lejen e mjedisit për secilin subjekt që ushtron aktivitetin, para licencimit. Është kusht që për subjektet të cilët do të zhvillojnë aktivitetin e mbarështimit të kafshëve, tregtimit të tyre, tregtimit të nënprodukteve me origjinë shtazore si dhe të tregtimit me shumicë të produkteve mjekësore veterinare, përpara miratimit të licencimit duhet të paraqesin lejen e mjedisit. Për sa më sipër ndikimi në mjedis do të jetë pozitiv.
Objektiva të tjera:
- Unifikimi i shërbimit veterinar brenda vitit 2021, që lidhet me një organizim të mirë të shërbimit veterinar, me një linjë vertikale të zinxhirit të komandës dhe llogaridhënies.
- Garantimi i gjurmueshmërisë së produkteve ushqimore me origjinë shtazore në pë rmjet identifikimit dhe regjistrimit të fermave blegtorale dhe tufave bazë nga viti 2022.
- Garantimi i mbrojtjes së shëndetit të kafshëve nga sëmundjet me karakter zoonotik në pë rmjet kryerjes në mënyre efikase të masave të profilaksisë specifike.
- Garantimi i sigurisë së produkteve ushqimore me origjinë shtazorenga kontrolli korrekt dhe me përgjegjësi të lartë të therjeve të kafshëve në thertore.
- Regjstrimin e të gjitha llojeve të kafshëve që mbarështohen në territorin e Republikës së Shqipërisë me qëllim planifikimin korrekt të masave profilaktike.
- Parandalimi i përhapjes së sëmundjeve në pë rmjet disiplinimit tëlëvizjeve të kafshëve në territorin e vendit.
- Lehtësimi i biznesit nga procedura të panevojshme burokratike duke përmirësuar praktikat për regjistrimin e PMV-ve.
- Garantimi i një niveli më të lartë të sigurisë ushqimore nëpë rmjet monitorimit të mbetjeve në kafshët e gjalla, produktet me origjinë shtazore dhe mjedis.
(Monitor)