Reklame:

Aloe Vera bima e mrekullive

Hipokrati e këshillonte përdorimin si mjekim kundër skuqjeve të mëdha dhe si dezinfektues. Kjo bimë bën pjesë në Olimpin e mjekësisë natyrore, ndërkohë që lëngu i saj është i pasur me elemente aktive. Mund të jetë ndihmë për shumë shqetësime.

Kjo bimë ka fletë të trasha, të cilat janë të mbuluara me thumba. Natyra na ka dhuruar 300 lloje të ndryshme aloesh, por lloji më i mirë dhe më interesant për studim, për shkak të vetive të saj terapeutike, është aloe vera Barbadensis Miller, fletët e së cilës përmbajnë shumë elementë kimikë që shërbejnë për një veprim mjekësor. Vetitë aktive që ndodhen në xhel, si dhe sasia e tyre, varen nga mënyra e kultivimit të aloe verës. Fillimisht hiqen gradualisht pjesët e jashtme të bimës, të cilat janë të mbuluara me kokrra të vogla, që kanë efekt pastrues dhe efekt kurativ. Mbetet pjesa qendrore e fletëve, e cila është e bardhë dhe e tejdukshme. Mbledhja e tyre duhet të kryhet menjëherë, në mënyrë që të ruhen të gjitha vetitë e mira të aloes. Pas këtyre fazave mund të mbledhësh rreth 200 molekula “të çmuara” për mjekësinë natyrore, një forcë e vërtetë biologjike.

Mjekësia bashkëkohore e njeh këtë bimë si miken më të mirë të mirëqenies. Nga studimet dimë edhe vetitë e saj që janë: pastruese, shëruese, kundër djegies, përdoret shpeshherë edhe si analgjezi dhe si antioksidant. Menjëherë nën lëkurë fshihet aloina, e cila ka efekt pastrues dhe është përdorur që në antikitet. Barbaloina dhe acidi aloetik kanë cilësi të dukshme si antibiotikë, kundër gripit dhe kundër dhimbjeve. Të vazhdojmë udhëtimin tonë në vetitë kurative dhe të zbresim në zemër të bimës. Linjina, e cila është e pasur me tulin e aloes, penetron në thellësi të indit epitelial dhe garanton sharmin e shumë patologjive të bezdisshme si për shembull psoriazis dhe infeksione të shkaktuara nga myku. Studime të ndryshme analitike kanë evidentuar prezencën e vitaminave (mes të cilave betakarotina, kompleksi i vitaminave B, C dhe E), minerale, enzima dhe aminoacide. Përveç këtyre të dhënave ka edhe veti të tjera dhe pa asnjë dyshim kjo bimë mund të quhet mrekullia e natyrës.

Forca e aloes ndodhet në një proteinë komplekse, acemano, një “ushqim” shumë i mirë i sistemit imunitar. Si reagon ky polisakrid “i çmuar”? Reagon shumë mirë në mbrojtje të të gjithë organizmit. Studimet e fundit, të cilat janë bërë në universitetet amerikane, tregojnë se acemano shton rezistencën ndaj viruseve, si dhe përmirëson kushtet e të prekurve nga virusi HIV. Por kjo bimë ndikon për mirë edhe në aktivitetin kardiak. Këto janë rezultatet që janë bërë te 5000 pacientë nga mosha 35 deri në 65-vjeçare. Pas 1 vit përdorimi, 4642 pacientë kanë regjistruar një rënie të kolesterolit LDL. Për ta përfunduar është raporti mes “aloes” dhe bukurisë. Bima është një dhuratë kundër plakjes. Mbretëresha Kleopatra e përdorte lëngun si krem me të cilin lyente fytyrën dhe tërë trupin. Nëse doni që ta imitoni, mund të gjeni në treg produkte me bazë aloeje për të hequr shenjat e ndryshme dhe smaliaturat (çarjet e lëkurës). Kjo bimë meriton patjetër që të qëndrojë në krye të mjekimeve natyrore.