Trangulli është një ndër bimët më të rëndësishme që kultivohet në Shqipëri, kryesisht në sera, por edhe në fushë të hapur. Ai është pjesë kryesore e eksporteve të perimeve.
Me poshte keni nje liste te semundjeve kryesore qe prekin bimen e kastravecit si menyret e luftimit te ketyre semundjeve.
Nematoda e nyjeve rrënjore
Nematoda e nyjes rrënjore shkaktohet nga një parazit i ngjashëm me krimbin e rrumbullakët. Simptomat e kësaj sëmundje janë djege, rrudhosje dhe ç’ngjyrosje e lehtë e bimëve të prekura. Gjithashtu, pjesa e poshtme e gjetheve së bimës mund të marrë një ngjyrim mavi. Një mënyrë tjetër për ta verifikuar është duke kontrrolluar sistemin e rrënjëve siç mund ta shohim në figure. Në të mund të shohim qartë nyjet e shkaktuara nga Nematoda. Përdorimi i fidanëve me nënshartesë, varieteteve rezistente, qarkullimi i kulturave bimore e ul në mënyrë të ndjeshme mundësinë e prekjes nga nematoda. Përdorimi i nematocideve të ndryshëm është efektiv.
Rrënjët në formë tape (Fuzarioza)
Fuzarioza në kastravec, simptomat fillestare i manifeston gjashtë deri në tetë javë pas mbjelljes si zbehje të ngjyrës së bimës dhe bllokimin e kapilarëve të bimës. Duke qenë se kjo lloj sëmundje kërpudhore mbijeton në tokë dhe në mbeturina për shumë vite, rekomandohet disinfiktimi i tokës dhe mbajtja e saj nga mbeturinat e bimëve të vjetra. Zhvillimi i sëmundjes favorizohet nga temperaturat e ftohta të ajrit dhe temperaturea të tokës që variojnë nga 17-20ºC dhe gjithashtu heqja e sqetullorëve krijon plagë në bimë duke e ekspozuar bimën ndaj kësaj sëmundje.
KONTROLLI
Rotacioni i kulturave bimore, përdorimi i varieteteve rezistente, përdorimi i nënshartesave dhe një program i rreptë i sanitarizimit për objektet, pajisjet, mjetet dhe njerëzit janë hapat kryesorë për parandalimin e fuzariozës.
Rekomandohet banjëzimi i fidanit përpara mbjelljes me Folicur 50ml dhe Predicur Energy 300 ml për 1000m2. Gjithashtu, rekomandohet evitimi i lagështisë së tepërt në tokë, banjëzimi i fidanit para mbjelljes me Previkur Energy dhe Confidor, Fosetyl alumini dhe Propomarkar. Dy ditë mbas mbjelljes së fidanit mund të bëhet një disinfektim me predikur energji dhe folikur. Doza e rekomanduar është 300 ml predikur energji përzierë me 50 ml Folikur. Kjo përzierje DUHET të përdoret vetëm në fazën kur bima është akoma fidan.
Virusi i mozaikut të kastravecit (CMV)
Bimët e kastravecit mund të infektohen me CMV në çdo fazë, dhe kur bima infektohet, virusi përhapet sistematikisht brenda bimës. Simptomat shfaqen nga 7 deri në 14 ditë pas infeksionit dhe ai zhvillohet më shpejt në temperaturat 26-320C. Sipas figurës së bashkalidhur, shohim që ky virus shfaq njolla jeshile të errëta në gjethet e bimës. Si pasojë e këtij virusi, gjethet deformohen, nyjet e bimës afrohen me njera-tjetrën dhe lulet shfaqin shenja jo-normale si petale ngjyrë jeshile. Frutat e prodhuara në bimët e infektuara janë shpesh më të vogla dhe disi të deformuara, dhe tregojnë modele mozaiku me njolla jeshile të errët në lëkurë.
KONTROLLI
Zgjedhja e varieteteve rezistente ndaj CMV është mënyra më e mirë e kontrollit ndaj këtij virusi. Duke qënë se një nga mënyat e shpërhapjes së këtij virusi janë afidet (Insekte përçues të virusit ), përdorimi i insekticideve përdoret për ti luftuar ato si dhe mbajtja pastër e serës nga barërat e këqija. Rekomandohet përdorimi i nënshartesave, pasi forcon rezistencën ndaj këij virusi.
Tripsi
Tripsi është një insekt i cili dëmton bimën e kastravecit duke pickuar frutat, lulet dhe gjethet. Bima mund të humbasë ngjyrë dhe mund të thahet. Shenjat e para janë shirita të argjendtë në gjethe, gjethe dhe fruta të deformuara dhe zhvillim i dobët vegjetativ i bimës.
Mënyrat e parandalimit:
– Zhdukni barërat e këqija pranë bimëve të prekura të kastravecit. Ato shërbejnë si përhapës të tripsit.
– Përdorni luftën biologjike. Lufta biologjike konsiston në përdorimin e insekteve të dobishëm, të cilët luftojnë insektet e dëmshëm duke eleminuar përdorimin e pesticideve.
-Heqja e barërave të këqija në serë
-Spërkatja me insekticide me bazë spirotetramat ose të ngjashëm. Është e këshillueshme të përzihet me BioSweet, sepse ai rrit efiçensen e preparatit duke e ekspozuar tripsin në sipërfaqen e bimës. Në këtë mënyrë inekticidi vepron më mire dhe në mënyrë më efektive.
Hiri
Hiri është një sëmundje kërpudhore dhe simptomat e saj janë njolla ngjyrë gri mbi sipërfaqen e gjethes. Sporet e hirit shfaqen kryesisht në ambjente me lagështi të lartë. Kjo sëmundje mund të cojë në tharje të parakohshme të gjethes. Hiri ul gjithashtu prodhimtarinë dhe cilësinë e frutit.
KONTROLLI:
– Pastrimi i serrës nga barishtet dhe bimët e vjetra sepse sporet mund të shpërndahen lehtësisht;
– Përdorimi i pesticideve;
– Përdorimi i nënshartesave;
– Kontrolli i lagështisë;
– Qarkullimi i kulturave bimore
Kalbëzimi i qafës së kërcellit
Kalbëzimi i qafës së kërcellit është një sëmundje kërpudhore, i cili shkaktohet nga Pythium. Ai prek kërcellin dhe përçohet tek rrënjët. Në qoftë se nuk merren masa paraprake dhe nuk ndërhyhet në kohë, rrezikohet humbja e bimës.
Shkaktohet nga:
– Vaditja me tepricë;
– Mungesa e ajrosjes;
– Temperature mbi 30oc ose nën 5oC;
– Vaditja me ujëra të ndotur;
– Toka e infektuar;
– Plehrimi me tepricë ul imunitetin e bimës.
KONTROLLI
Mënyrat për të kontrrolluar kalbësimin janë:
– Disifektimi i tokës;
– Mbajta e temperaturës së serrës në normat e rekomanduara (18-25oC);
– Menaxhimi i mirë i vaditjes, në mënyrë që të mos krijohet lagështi e tepërt (mbi 80%);
– Ajrosje e mirë e serrës;
– Përdorimi i nënshartesave;
– Spërkatja me pesticide me bazë imidaclopridi;
– Heqja e barërave të këqija në serë;
– Qarkullimi i kulturave bimore;
Vrugu është një nga sëmundjet kërpudhore më të dëmshme tek kastraveci. Ai prek bimët e të gjitha moshave, por është më i theksuar në fund të sezonit. Kryesisht prek gjethet, shkakton reduktim të fotosintezës dhe për pasojë një prodhim më të ulët dhe një cilësi të dobët të frutave. Simptomat fillestare janë njolla të vogla të verdha në kafe që fillimisht shfaqen në gjethet e vjetra. Vrugu zhvillohet me shpejtësi nga temperaturat 15-18oC gjatë ditës dhe në netë të ftohta. Zhvillimi ngadalësohet kur temperaturat kalojnë 35oC. Lagështia ajërore e favorizon shumë këtë sëmundje. Simptomat shfaqen 3-12 ditë mbas infeksionit në varësi të temperaturave dhe niveleve të lagështisë.
KONTROLLI
Masat paraprake për të parandaluar dhe luftuar sëmundjen:
– përdorimi i varieteteve rezistente;
– përdorimi i nënshartesës;
– eleminimi i lagështisë së tepërt;
– përdorimi i fungicideve me lëndë aktive fosetil alumini;
– respektimi i distancave të mbjelljes në mënyrë që bima të ketë hapësirë të nevojshme nga bima në bimë;
– qarkullimi i kulturave bimore.
Virusi i zverdhjes së gjethes (CVYV)
Virusi i zverdhjes së gjethes transmetohet nga krahë-bardha dhe shkakton zverdhjen e gjetheve dhe deri në nxirjen e tyre. Kjo sjell ulje të rendimentit të prodhimit dhe njolla të errëta në lëkurën e frutit.
KONTROLLI
Mbjellja e kultivarëve rezistentë është mënyra më e mirë e kontrollit. Përdorni insekticide për të kontrolluar vektorin (krahë-bardhën) si Confidor, Decis ose Tepeki. Përdorimi i rrjetave anti-insekt, kurtheve me anë të letrave ngjitëse si dhe përdorimi i ferromeve.