Reklame:

Çajrat me te mire per te luftuar gripin dhe te ftohtin!

Hulumtimet e shumta nuk kanë arritur në përfundime të sakta se deri në çfarë mase çajrat mund të shërojnë gripin dhe të ftohtin, megjithatë, studimet e vazhdueshme kanë theksuar se çajrat, për shkak të përbërësve, kanë efekte pozitive për të lehtësuar simptomat e gripit dhe ftohjes.

Disa nga më të mirët janë:

Çaji i mentes – gjethet e mentes kanë efekt të lehtë anestezik në pjesën e fytit dhe lehtësojnë simptomat e kollës. Kjo bimë ka efekt pozitiv ndaj luftës kundër mikrobeve dhe infeksioneve virale.

Çaji i kamomilit – lulet e thata të kamomilit janë përdorur prej shekujsh për efektet qetësuese. Kamomili ka efekt antiinflamator dhe ndikon në cilësinë e gjumit.

Çaji i boronicës – është i pasur me antioksidantë që përmirësojnë shëndetin. Studimet e ndryshme kanë treguar se ekstraktet e boronicës mund të zvogëlojnë gjatësinë dhe ashpërsinë e simptomave të ftohjes dhe gripit.

Çaji i xhenxhefilit – është i preferuari i këngëtarëve për të zbutur fytin për shkak të përbërësve antiinflamator, që mund të ndalojnë mikroorganizmat të përhapin infeksionin. Xhenxhefili lehtëson të vjellat gjithashtu.

Çaji i limonit – të pish çaj limoni ose të shtrydhësh pak limon në një çaj tjetër është një veprim i efektshëm për sezonin e ftohtë. Limoni dhe agrumet kanë vitaminë C, një lëndë ushqyese e rëndësishme për trupin, sidomos kur luftoni ftohjen ose gripin.

Çaj me mjaltë – Çajrat bimorë nuk përmbajnë kafeinë, ndaj nuk ju dehidratojnë dhe shijojnë më shumë me një ëmbëlsues natyral, siç është mjalti. Çaji me mjaltë është i preferuari i shumë njerëzve që vuajnë nga i ftohti. Mjalti ndihmon në lehtësimin e kollës.