Panairi kryesor i Tregtisë Botërore për Ushqimin Organik, i kombinuar me ate te tregtisë për Kujdesin Personal Natyror dhe Organik, është një ngjarje e rëndësishme biznesi, një ngjarje emocionuese për sektorin, dhe njëkohësisht një mbledhje dhe një mundësi për pozicionim.
Nga data 12 shkurt dhe deri ne daten -15 Shkurt, po zhvillohet në Nuremberg, Gjermani panairi BIOFACH 2020, i bimëve medicinale dhe ushqimit organik. Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), mundësoi që këtë vit 5 – kompani shqiptare Albanian Herb, AlbFruit 2005, Bidaj, Bioalba Group, BioBes, të kenë stendë të dedikuar në pavionin e përbashkët të Shqipërisë.
BIOFACH është një ngjarje e rëndësishme biznesi në sektorin e bimëve medicinale dhe ushqimit organik, ku këtë vit marrin pjesë rreth 4000 mijë ekspozues nga e gjithë bota. Ky event zhvillohet për të 30-ën herë radhazi dhe shihet si një histori suksesi e jashtëzakonshme
AIDA në këtë organizim bashkëpunoi me partnerët SIPPO (Swiss Import Promotion Programme) dhe Risi Albania (një projekt i Swiss Agency for Development and Cooperation SDC), të cilat asistuan stafin e AIDA-s dhe 5- kompanitë pjesëmarrëse në këtë panair. AIDA dhe SIPPO shërbyen si pika lidhëse ndërmjet kompanive, vizitorëve dhe firmave të huaja potenciale për investime në sektorin bujqësisë dhe kryesisht atë të bimëve medicinale dhe aromatike. AIDA, në bashkëpunim me Risi Albania në kuadër të pjesëmarrjes në këtë panair, përgatitën broshurën “Enjoy Bio Albania”, e cila përmban informacion mbi zhvillimin e sektorit të bimëve medicinale dhe aromatike në Shqipëri, si edhe informacion të përgjithshëm për 5-kompanitë pjesëmarrëse në panair.
AIDA nëpërmjet pjesëmarrjes në këtë panair synon promovimin e biznesit shqiptar dhe sektorit të bimëve medicinale dhe aromatike, mundësimin e takimeve me kompanitë e interesuara për partneritet dhe mbështetjen e kompanive shqiptare me logjistikë për takimet e planifikuara, rritjen e eksportit në këtë sektor, tërheqjen e investitorëve të huaj për investime në vend dhe promovimin e Shqipërisë.