Reklame:

Perdorimi i “Mungo” kunder barerave te keqija

Në kohën kur bujqësia po ballafaqohet gjithnjë edhe më tepër me sfidat e ndryshimeve klimatike dhe gjithnjë dhe më të mëdha janë nevojat për ushqim për mbijetesë në bletari dhe për stabilitet të
agroekosistemit, shumë e dobishme është bima MUNGO (Guizotia abyssinic), që në gjuhën tonë do të përkthehej bar abisinie.

Mungo është bimë barishtore njëvjeçare e familjes Asteraceaeco me vegjetim shumë të shkurtër –rreth 70 ditë. Nuk ka lidhje me shumicën e kulturave të cilat kultivohen tek ne dhe si bimë nuk e duron të ftohtin sepse ngrin në temperaturanga minus 0,5º-1ºC.
Në kushtet tona rritet rreth 1 m. Lulëzon për një muaj pas mbirjes dhe zgjat tri javë. Lulet janë me ngjyrë të verdhë dhe diametër nga 3 deri në 5 cm.
Mungoja pllenohet me insekte dhe është bimë mjaltëdhënëse.

Fara ka ngjyrë të zezë, me gjatësi 5-6 mm dhe gjerësi 0,5 mm. Meqënëse karakterizohet me rritje të shpejtë vegjetative dhe vegjetim të shkurtër, e duron mirë thatësinë dhe nuk mund të shfaqet si bar i keq sepse nuk dimëron. Ajo e zvogëlon kalimin e sëmundjeve midis kulturave sepse nuk i përket të njëjtës familje me shumicën e tyre.

Kjo bime e zvogëlon kalimin e sëmundjeve midis kulturave sepse nuk i përket të njëjtës familje me shumicën e tyre. Me dendësinë e vet e zvogëlon erozionin dhe mbirjen e barërave të këqija në toke dhe lë një masë të madhe të materieve organike (mbi dhe në toke) e cila e përmirëson strukturën e truallit dhe kalbëzohet lehtë duke i furnizuar bimët me elementë ushqyes.

Mbillet në monokulturë në sasi 8-10 kg/ha ose në përzierje me facelia (phacelia tanacetifolia) ose kambanorja blu dhe jonxha e Aleksandrisë në sasi të përgjithshme prej të gjithave deri në 12 kg/ha.
Përgatitja e tokes kryhet menjëherë pas vjeljes me operacione dhe pajisje për mbjellje të farërave të imëta. Mbjellja kryhet në mënyrë manuale ose me makineri, në thellësi 1-2 cm. Meqenëse zhvillon një sistem të fuqishëm rrënjor, nevojat për ushqim i merr nga sasia e pashfrytëzuar e kulturës së mëparshme, ose të shtohet 10 kg/dynym ure para mbjelljes.
Mungoja mund të korret pas lulëzimit, por para se të fillojë të plaket masa e bimës.
Rendimenti i farës është deri në 60 kg/dynym, kurse e kashtës deri në 500 kg/dynym.