ÇFARË ËSHTË ALERGJIA?
Gjatë kontaktit të organizmit me alergjenët si ushqimi, ilaçet, poleni, pickime të insekteve etj., krijohen antitrupa të cilat lidhen me qelizat e organizmit. Këta antitrupa i identifikojnë alergjenët si substanca të dëmshme për organizmin.
Gjatë konsumit ose thithjes së alergjenëve, qelizat më të cilat paraprakisht janë bashkuar antitrupat lirojnë histaminë, ndërsa ai është shkaktar për simptomat e reagimit të alergjisë. Në varësi të alergjenit dhe mënyrës se si a është pranuar në organizëm simptomat e alergjisë mund të manifestohen si kruajtje, ënjtje dhe xhepa në lëkurë më pas mund të paraqitet teshtitja, sekrecione nga hunda, sytë të lotojnë, frymëmarrje e vështirësuar, kollë të thatë, ngufatje.
Simptomat e alergjisë mund të jenë të buta, ndërsa mund të paraqiten edhe në formë shumë të rëndë dhe të cenojnë jetën e atij që është alergjik.
Alergjia ndaj helmit të bletës
Helmi i bletës është sekret të cilin e pergatisin bletët nga gjëndra helmuese. Ai paraqet lëng pa ngjyrë të trashë i cili ka shije të hidhur dhe ka aromë mjalti. Bletët e përdorin helmin si mjet për mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore dhe ai paraqet alarm për aktivizimin e një familje në drejtim të mbrojtjes e të gjithë komunitetit.
Helmi i bletëve përdoret në medicinë për shërimin e sëmundjeve të ndryshme të atyre pacientëve të cilët nuk janë të ndjeshëm ndaj tij por edhe për shërimin e pacientëve të cilët janë alergjik ndaj vetë helmit.
Helmi i bletëve gjatë pickimit mund të shkaktojë reagime lokale dhe të përgjithshme (sistemore). Reagime lokale shkaktohen në vendet e pickimit dhe konsiderohen si reagim normal gjatë pickimit nga bleta.
Ndërsa reagimi i përgjithshëm (sistemor ) është detyrimisht i lidhur me vendin e pickimit dhe mund të shkaktohet kudo qoftë në lëkurë ose në organet dhe të shkaktojë simptoma të rënda dhe shok anafilaksie.
ANAFILAKSI
Alergjia e helmit të bletëve mund të shkaktojë anafilaksi. Anafilaksia paraqet gjendje që mund të rrezikojë jetën, i cili kërkon ndihmë mjekësore urgjente. Shenja dhe simptoma të shokut të anafilaksisë janë:
• Puls i shpejtë dhe i dobët
• Frymëmarrje e shkurtë
• Humbja e vetëdijes
• Përzierje, të vjellë, diarre, urinim të pa kontrolluar
• Nëse gjendja nuk trajtohet menjëherë mund të shkaktojë vdekje
Reaksioni i përgjithshëm ndaj pickimit të bletës është dukuri e rrallë dhe paraqitet tek 5% e popullatës. Është interesant fakti se alergjia e helmit të bletës është dukuri më e shpeshtë te ata të cilët merren me bletari, te anëtarët e familjes së tyre ose te fqinjët e tyre.
Mite të cilat u shkaktojnë çudi madje edhe atyre të cilët merren prej shumë vitesh me bletari.
MIT 1: Nëse pickimi i parë i bletës nuk shkakton reagim alergjik te i personi kjo do të thotë se ai ose ajo nuk janë alergjik ndaj helmit.
E vërteta: Pickimi i parë i bletës nuk shkakton reagim të përgjithshëm alergjik te askush, madje as te ata të cilët janë shumë të ndjeshëm ndaj helmit të bletës.
MIT 2: Nëse pas shumë vite bletari ka pesuar shumë pickime nga bletë dhe nuk është paraqitur reagim alergjik, kjo do të thotë se ai i cili ka pranuar pickime asnjëherë nuk do të bëhet alergjik ndaj helmit.
E vërteta: Reagim alergjik mund të mos ketë deri në nje numer, për shembull, pickimin e njëmijtë nga bletës, ndërsa të paraqitet në pickimin njëmijë e një dhe reagimi të manifestohet nëpërmjet simptomave shumë të vështira.
MIT 3: Ai i cili vuan nga reagimi alergjik i helmit të bletëve dhe produkteve të bletëve vetë mund të shërohet nga sëmundja pa iu drejtuar doktorit alergolog.
E vërteta: Për shkak se alergjia sistemore vetvetiu paraqet gjendje që rrezikon potencialisht shëndetin, nuk rekomandohet i sëmuri te vetë menaxhojë gjendjen. Ai i cili ka shfaqje te çfarë do lloji të reagimit alergjik, duhet të konsultohet me doktorin për trajtim të mëtutjeshëm pse shërimin e sëmundjes.
MIT 4: Alergjia e pickimit të bletës është sëmundje e cila nuk mund të parandalohet.
E vërteta: Me imunoterapi të realizuar nga nje person profesionist, doktor, pacienti ka mundësi prej 80% deri në 95% të jetë tërësisht i mbrojtur ( e cila nuk zgjat gjatë gjithë jetës).
Tek personat me rrezik të lartë mund të mendohet edhe për imunoterapi të përjetshme.
TRAJTIMI I ALERGJISË LOKALE NGA PICKIMI I BLETËS
Gjatë pickimit të bletës paraqitet dhimbje e fuqishme momentale në vendin e pickimit që ndonjëherë shoqërohet edhe me skuqje, kruajtje, dhe ënjtje që zakonisht zhduket gjatë 24 orëve pas pickimit. Reagimi i këtillë është lokal dhe nëse nuk kalon në reagim të përgjithshëm trajtohet në mënyrë që fillimisht me nje send të fortë me gërvishtje largohet thumbi dhe në atë vend vendosen fasha të ftohta, uthull, mund të pranohet edhe tabletë antihistamin që të zvogëlohen simptomat. Nëse reagimi nga pickimi kalon në të përgjithshëm atëherë personi i pickuar nëse ka nevojë duhet të pranojë fillimisht antihistamin si loratidin, aerius dhe menjëherë të drejtohet në institucionin mjekësor për shërim të mëtutjeshëm dhe mbikëqyrje.
Ata që merren me bletari bëjnë pjesë në grupin e rrezikuar nga paraqitja e alergjisë venomatike dhe/ ose anafilaksisë. Gjatë ekspozimit të tyre konstant ndaj helmit të bletëve, bletarët kanë më shumë rreziqe alergjike ndaj pickimeve sesa popullata tjetër.
Reagime sistemore janë më të shpeshta te bletarët të cilët kanë pasur 15 – 25 pickime nga bletë në nivel vjetor, në krahasim me bletarët të cilët janë në ASIT (allergen specific immunotherapy) dhe kanë pasur më tepër se 50 pickime nga bletë në vit.
Gjithashtu është me rëndësi edhe fakti se për dallim nga grereza, te e cila pickimi mund të jetë i shumëfishtë dhe ajo nuk e humb thumbin pas pickimit, dhe helmi është më i dobët, te bleta pickimi është një, thumbi humbet ( ngel në vendin e pickimit) dhe çlirohet sasi e madhe e helmit pas pickimit. Reagimi alergjik trajtohet me proteina në vendin ( helmin) të cilat e aktivizojnë sistemin imun të pacientit me alergji.
REAGIMI ALERGJIK ME VENOM (HELM) NGA HYMENOPTERA
Reagime minore, lokale janë normale pas pickimit nga insekti Hymenoptera. Por, mund të ketë edhe reagime të mëdha lokale, të cilat mund të jenë edhe me dhimbje, skuqje, ënjtje dhe kruajtje, të cilat gjithashtu duhet të jenë nën kontrollin e mjekut. Reagimi alergjik sistemor ndodh disa minuta pas pickimit dhe ndryshon nga urtikaria minore deri në humbje të vetëdijes. Hipertensioni ose rënia e tensionit është parametri kryesor për peshën e reagimit alergjik. Gjithashtu mund të paraqiten simptoma të sistemit respirator, si dhe kolaps dhe humbje të vetëdijes. Më rrallë mund të
zhvillohet edhe përgjigje anafilaksie bifazore.
Reagimi alergjik sistemor mund të jetë: i dobët – me paraqitjen e kruajtjes, urtikarisë, angio – eden i lehtë, rinitis, konjuktivitis, engio edem mesatare e shprehur astmë e lehtë, dhimbje abdominale, vjellje, simptoma hipotenzive minore, marramendje dhe kokë dhimbje dhe e rëndë: me edem laringeal, simptoma respiratorë dhe nevoje për ajër hipertension, kolaps ose humbje të vetëdijes, me inkontinencë të dyfishtë (lirim i muskulit unazor).
Më rrallë mund të paraqiten reagime jo alergjike, respektivisht reagime toksike. Ata të cilët janë alergjik ndaj helmit të bletëve ose pickimit nga grera duhet çdo herë me vetë të kenë ilaçin e përcaktuar nga doktori, të cilin do ta përdorin gjatë shkaktimit të reagimit alergjik sistemor. Nëse reagimi është mesatar, personi duhet të pijë tabletë, antihistaminë ( loratidinë, cetirizan dhe te ngjashëm) si dhe tabletë kortikosteroid prej 20 mg sipas nevojës një, dy ose tre tableta përnjëherë.
Këshillojmë të mbahen ampula Urbason prej 40 mg ( tre) dhe ampula Synopen të cilat aplikohen në muskul ( nëse ka person mjekësor i cili do të mund ti aplikojë) në mënyrë përkatëse me gjilpëra dhe shiringa.
Nëse reagimi alergjik është i rëndë atëherë autoinjektohet adrenaline për vetë aplikim është i detyrueshëm. Thërritet ndihmë e shpejtë ose personi çohet në ambulancën më të afërt.
Këtë ilaç duhet ta posedojë çdo bletar në veçanti nëse bletari gjendet larg spitalit. Personat e rrezikuar në bletari nuk duhet të punojnë vetëm me bletët. Rekomandohet të mbajnë edhe telefon me vete për komunikim urgjent nëse është e nevojshme.
Seti me ilaçe urgjente çdo herë duhet të jetë pranë tyre dhe me vete të kenë adrenalinë autoinjektuese, kortikosteroid në formë të ampulës dhe tabletë, dhe antihistaminë në formë të ampulës dhe tabletës.
PARANDALIM I ALERGJISË NGA PICKIMI I BLETËVE
Te pacientët me reagim të kaluar sistemor pas pickimit nga insekti dhe pas konsultimit me dermatolog, dërgohen për ekzaminime të alergjisë ndaj insekteve dhe antitrupave, serologjike. Mbasi të përcaktohet shkalla e antitrupave në helmin e bletës më të lartë se vlera referuese normale, hapi i radhës është hyrje në hiposenzibilizim, respektivisht pacienti sipas protokollit të përcaktuar paraprakisht sensibilizohet me pranimin e alergjenit të caktuar.
Kjo përsëritet një herë në javë me rritjen graduale të dozës derisa të arrihet doza e qëndrueshme e cila pranohet një herë në muaj. Pas çdo injektimi pacienti observohet 60 minuta.
Procedura quhet ASIT (allergen specific Immunotherapy) ose SCIT (subcutaneous immunotherapy) ose VIT (venom immunotherapy) ose hiposenzibilizim.
Kohëzgjatja e imunoterapisë zakonisht zgjat prej 3 deri në 5 vjet. Supozohet se pas 5 vjetësh nga VIT mbrojtja është rreth 10 vjet, megjithatë, në varësi të pacientit dhe çfarë reagime ka pasur më herët.
Te pacientët me rrezik të lartë imun terapia mund të jetë edhe gjatë gjithë jetës. të gjithë pacientët të cilët janë në hipersenzibilizim këshillohen të mbajnë EpiPen autoinjektues për vetaplikim të adrenalinës në raste urgjente, në veçanti nëse edhe më tutje janë të ekspozuar ndaj pickimeve nga insekte ndaj të cilëve sensibilizohen (kopshtarë, punëtorë në vende të hapura, bletarë).