Reklame:

UKL, Thirrje abonenteve per te lidhur aktmarreveshje dhe kontrata!

Ujesjelles Kanalizime Lushnje u ben te gjithe abonenteve debitore dhe te gjithe subjekteve te cilet nuk kane lidhur kontrate me UKL te paraqiten prane zyrave dhe te kryejne procedurat perkatese.
Investimet qe po kryen ne rrjetin e furnizimit te ujit te pijshem ne qytetin e Lushnje do te rrisin cilesine dhe sasine e furnizimit per qytetaret por njekohesisht do te ulin humbjet dhe abuzimet.
Drejtori i UKL Erjet Dhima dhe Inxhinieri Ersi Veliu te ftuar ne emisionin Udhekryq ne Radio Lushnja te moderuar nga gazetari Shkelqim Bylykbashi kane deklaruar se te gjithe abonentet debitore duhet te paraqiten per te lidhur nje aktmarreveshje me kompanine per te shlyer me keste debine e tyre.

Gjithashtu te gjithe abonentet qe nuk kane mates dhe nuk kane nje kontrate me UKL duhet te paraqiten per te lidhur kontraten sa me shpejt sepse pasi te perfundoj projekti i linjes se re ne te gjithe lagjet e qytetit, kostot do te jene teper te larta per abonetet.

Kontratat per lidhjet e reja pas perfundimit te projektit te linjes se re do te kene nje kosto te larte sepse do perfshijne te gjithe demtimet ne asfalt dhe rikthimin e tij ne gjendjen e meparshme si dhe rakorderite apo paisjet per linjen e re do ti faturohen subjektit apo abonentit kerkues.
Ne kete menyre abonentet duhet te perfitojne dhe te nxitojne per lidhur kontratat ne me UKL sa me pare.

Gepostet von Radio LUSHNJA 95.5 FM am Donnerstag, 20. Februar 2020

Udhekryq Live pjesa 2 UKL – situata e ujit te pijshem ne Lushnje.

Gepostet von Radio LUSHNJA 95.5 FM am Donnerstag, 20. Februar 2020

Udhekryq live, performanca e Ujesjellesit Lushnje

Gepostet von Radio LUSHNJA 95.5 FM am Donnerstag, 20. Februar 2020